• |
ide | kryesore

Allegri humb besimin e juventinëve: vetëm 1 në 6 e do edhe sezonin e ardhshëm, të tjerët duan Zidane

-Instant, Sport
Allegri



Disfata e turpshme me Napolin nuk i ka pëlqyer askujt nga tifozët e Juventus. Por prëvec kësaj, duket se i ka dhënë fund popullaritetit të Max Allegri në zemrat juventine. I thirruri me zë të lartë është Zinedine Zidane. I lirë, pa mabicje për tu bërë trajneri i Francës, e një ish-bardhezi. Profili i Zidane është ai i duhuri për Juven e sezonmit të ardhshëm. Kjo edhe sipas opinionit të popullit bardhezi, që e ka votuar në masë në sondazhin e të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport.

Në favor të francezit është shprehur më shumë se 41% e tifozëve. Diferenca nga konkurrentët e tjerë është e madhe: Conte pason me pak më shumë se 20% të preferencave. Allegri, viktimë e rikthimit të hashtagut #AllegriOut pas humbjes së fundit në Napoli, ndalet në 16.3%. E lexuar më ndryshe, do të thotë se vetëm një nga 6 tifozët e Juventus (në mesin e atyre që u shprehën në sondazh) do ta mbante Max përsëri vitin e ardhshëm. Por lajmi është një tjetër. Mbi 21% e votuesve do të preferonin një emër tjetër nga ata të tre që ishin në garë. Kjo do të thotë se as një rikthim i mundshëm i Conte nuk do të kënaqte ambjentin…

Lexo më tej: ‘Manita’ e parë pas 30 vjetësh: herën e fundit që Juventus pësoi 5 gola i ka shënuar pikërisht Allegri

RISHFAQEN POGBA E VLAHOVIC

Ndërkohë, Allegri duhet të kënaqet me faktin se Paul Pogba dhe Dusan Vlahovic janë pranë rikthimit në fushë. Nuk ka një datë të saktë për kthimin për momentin. Por të dy janë rikthyer në grup me kapacitet të plotë. Sulmuesi dhe mesfushori kaluan të gjithë programin stërvitor së bashku me të tjerët, duke i dhënë indikacione të mira teknikut Allegri. Paraqitja e fundit e serbit daton më 25 tetor. Francezi, ndërkohë, ende nuk e ka nisur sezonin pasi ka mbetur jashtë fushës që nga mesi i korrikut për shkak të problemeve të njohura në gju.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *