• |
ide | kryesore

Berisha: Rama është tronditur nga zhvillimet e opozitës, Alibeaj i keqshfrytëzuar prej tij

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar tha se grupi mbetet i përkushtuar për të përmbushur me përgjegjësi të plotë detyrimet madhore.

“Në një moment shumë të rëndësishëm kemi përpara zgjedhjet vendore që duhet të përmbysin monizmin e plotë në Shqipëri. Është bërë një punë më transparentja në historinë e vendit dhe, kandidatët që ne paraqesim, janë sot, dalin para çdo qytetari shqiptar si kandidatë të vullnetit të lirë të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PS. Kandidatët e tjerë janë kandidatë të shpellës, të hurit, se thonë në Durrës ka kërcitur sërish huri, janë kandidatë të grupeve kriminale, mafioze, janë kandidatë që përcaktohen tërësisht nga interesat e Edi Ramës dhe klaneve mafioze që e mbështesin”, tha Berisha.

Gjithashtu theksoi se zhvillimet brenda PD e kanë tronditur Edi Ramën deri në palcë, pasi sipas kreut të opozitës , Rama e di se betejën e ka të humbur.

“Rama ka ndërmarrë një sulm të paprecedentë kundër forcës opozitare , PD dhe mendon se mund ta mbajë peng këtë forcë. Theksoj qytetarëve të këtij vendi se e vërteta është lidhur me PD, regjistrimin e saj se në përputhje me të gjitha standardet e një vendi, dua t’u them demokratëve të mos vendosim gishtin aty ku nuk qëndron. Gjykata ka bërë punën e saj”, tha më tej ai.

Po ashtu Berisha është ndalur edhe tek përjashtimi nga grupi parlamentar i PD i katër deputetëve.

“Çdo qytetarë që kishte dyshimin më të vogël për këtë vendim gjykate ka të drejtën të hapë një proces gjyqësor por kurrë të bëhet palë, palë në atë vendim dhe ne kemi të drejtë nëse e gjykojmë, që ta apelojmë, por askush tjetër mbi tokë, përveçse në drejtësinë e Edi Ramës. Kurrë!

Përdor një të keqpërdorur, një të keqshfrytëzuar në shkallë ekstreme, më mënyrë të pamëshirë duke shkelmuar mbi të. E urdhëron të bëhet palë, s’mund të jetë palë ai që nuk është palë në proces sepse në këtë mënyrë mund të prishet çdo proces gjyqësor. E drejta e gjithsecilit për të hap një proces është e patjetërsueshme, por jo të bëhet palë aty ku nuk është.

Ne nuk kemi problem me drejtësinë, por me Edi Ramën, dhe këtë e krijon ai si armik i egër i pluralizmit, i cili kërkon me çdo kusht të marrë zgjedhjet duke kryer manovra antidemokratike.

Nuk ka asnjë shpjegim apo rrethanë tjetër. Ai e shef se s’ka shpëtim nga një shtet ligjor për një seri aferash të tmerrshme. Nuk ka! Të vetmen shpesë që ka është të mbajë me çdo kusht pushtetin, ndaj dhe shërbehet nga po të njëjtit njerëz, të zhveshur nga çdo lloj dinjiteti dhe integriteti njerëzorë.

Tre thasë euro jetim! Sepse ata që i kanë vjedhur kërkojnë të shpëtojnë prej tyre dhe në këtë kulm skandali të pashembullt.

Një i vetëshpallur grupi të përjashtojë katër deputetë nga grupi, pa asnjë forum, pa asnjë bazë që mund ta parashikojë rregullorja, edhe statuti nuk përjashton. Po pse ndodh kjo? Nga Edi Rama, se si e si të ngushtojë në maksimum hapësirën parlamentare për deputetët e opozitës.

Ky është një akt i padëgjuar ndonjëherë në histori. Është prapë Rama. Në çdo vend, po të mos ishte Rama, kreu i parlamentit thotë ‘nisu, shko në psikiatri, mjekohu se je i sëmurë’. Por jo! është i keqshfrytëzuari, e bën Rama këtë, dhe krahas këtyre metodave kalon në akte të tjerë antikushtetuese. Ne si opozitë kemi detyrim ndaj jush kontrollin e qeverisë, se vendime nuk marrim, por kontrollin po! Vjedhjet e qeverisë po! Nëse nuk e bëjmë këtë ne e kemi haram votën tuaj, ne nuk ju mbrojmë ju, ndaj dhe ligji parashikon kontrollin e opozitës, komisionet parlamentare”, tha ai.



23 Comments

  1. nuk e rru karin Edi Rama nga ty o rrot kari .Ne 14 maj do marresh nje tjeter pergjigje nga Edi Rama dhe populli shqiptar dhe do ikesh me i dhier se sa je ti bashke me familjen tende degjenerate dhe hajdute

  2. Nuk ka pse te iki z Berisha edhe nese humbet zgjedhjet .Ai eshte lideri qe I duhet te djathtes ,konservatorizmes shqiptare ,liri demokracis.Sorosi dhe gjithe shoqerit e fshehta boterore okultiste kerkojn largimin e doktorit.Rama ik.

      1. Ramën s’e do as Vuçiç tani.S’arriti t’i kryejë detyrat e ngarkuara.I prishi punë Albini & Vjosa.

  3. Nuk kalon me shume se gjysem ore,pas noj deklarate te Berishes, qe hodhite e hajduteve te mos hidhen ne mbrojtje te hajnise…..Jo per parim por sepse marin rrogen per kuisje, me parate qe u vidhen shqiptareve!

  4. Qe te behet PD fituese duhet qe drejtuesit e saj nga te dy krahet te leje sharjet ndaj njeri tjetrit,te pranojne bashkefajsine per gjithcka ka ndodhur ne PD dhe te jene me te sinqerte me antaresine e vete. Sepse askush nuk e beson qe jane kryer veprime ne ate parti pa dijenine e Berishes apo Bashes. Prandaj duhet tju kerkojne falje demokrateve dhe jo te vazhdojne me sharje ndaj njeri tjetrit sic vazhdon njefare sekretari Mul Noka. Nuk i sherben bashkimit.

    1. Cudi e madhe me ps. I largohen deputet, po nr ne parlament rriten. Kurse te pd deputetet vin, po nr bien. thotë:

      Rames. Naaaaaa. Nga shtat po i ven. Dhe jo vetem rames po gjith partis socialiste. Se jan larguar disa deputet. Si ai qe e la mandatin sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *