• |
ide | kryesore

“Është mungesë respekti”: Ancelotti i tërbuar me gazetarin pas humbjes në Superkupën e Spanjës

-Instant, Sport, Video
Ancelotti



Mbrëmjen e djeshme në Riad është luajtur finalja e Superkupës së Spanjës mes Real Madrid dhe Barcelonës. Blaugranat fituan trofeun pas suksesit 3-1 kundër formacionit të Ancelotti. Golat e Gavi, Lewandowski dhe Pedri ishin vendimtarë, duke e bërë të pavlefshëm atë të Benzema. Në fund të ndeshjes, trajneri i Real Madrid foli në konferencën për shtyp, duke shpërthyer pas një pyetje të një gazetari, për të cilën tha se ishte mungesë respekti.

Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, Carlo Ancelotti analizoi takimin, duke nënvizuar gabimet e skuadrës së tij: “Kemi bërë shumë gabime. Qëndrimi ishte ai i duhuri, por kryem shumë lehtësira individuale. Lojtarët duhet të kuptojnë se disa gabime mund dhe duhet të shmangen”. Megjithatë, trajneri i Blancos më pas tha se ishte i sigurt për të ardhmen: “Momenti është i vështirë, por kjo është pjesë e futbollit. Ne duhet të mësojmë nga kjo humbje. Jemi të plagosur sepse Real Madrid zakonisht i fiton finalet. Por jam i bindur se kjo skuadër ka cilësitë për të ecur përpara dhe për të qenë sërish konkurrues”.

Lexo më tej: Video/ Barcelona shkatërron Real Madrid në finalen e Superkupës: trofeu i parë për Xavi

ANCELOTTI: “MUNGESË RESPEKTI”

Gjatë fjalës së tij në sallën e shtypit, Ancelotti e humbi qetësinë pas një pyetjeje thuajse provokuese. Një gazetar, me këtë rast, e nervozoi trajnerin e Real Madrid. Ai i drejtoi teknikut merengues pyetjen nëse humbja në Superkupë mund të konsiderohej si një poshtërim sportiv. Në këtë kuptim, përgjigja e teknikut ishte e qartë: “Kjo është mungesë respekti, nuk është e drejtë të flitet për poshtërim. Ne i dhuruam dy gola kundërshtarëve tanë. Ata bënë më mirë dhe fituan. Nuk ka asgjë për të thënë më shumë”. Nuk është momenti më i mirë për Real, që edhe në kampionat është i dyti, me 38 pikë, tre më pas se Barcelona kryesuese.

 

https://youtu.be/1070wGLWnbk



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *