• |
ide | kryesore

Meta: Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në vitin 2023

-Instant, Lajme, Të fundit
Meta: Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në vitin 2023



Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka deklaruar se rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet. Meta ka thënë se shkak për këtë do të jenë kushtet më të shtrënguara financiare dhe keqmenaxhimi i qeverisë. Ai theksoi se ndër problemet kryesore mbeten rreziqet e PPP-ve. Ai shtoi se të gjitha projektet e investimeve publike nuk i nënshtrohen ligjeve në fuqi dhe prokurimeve përkatëse.

“Rritja ekonomike pritet të ngadalësohet në rreth 2% në vitin 2023. Kjo duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare. Inflacioni është rritur, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë, dhe është bërë gjithnjë e më i gjerë.

Ne mbetemi të shqetësuar për rreziqet e PPP-ve, të vlerësuara në rreth 40% të PBB-së së vitit 2022, bazuar në vlerën e kontratave të projekteve ekzistuese dhe atyre në proces. Kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha. Mbetet e paqartë se sa të zgjeruara janë rreziqet fiskale.

Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit. Të gjitha projektet e investimeve publike duhet t’u nënshtrohen kornizave të investimeve publike dhe prokurimit.

Shqetësimet seriozet kanë të bëjnë dhe me mbështetjen fiskale. Theksohet se: Konsolidimi fiskal duhet të plotësohet me mbështetje fiskale të përkohshme dhe të synuar, për të mbrojtur grupet më në nevojë.

Forcimi i mbrojtjes sociale mund të ndihmojë në përmirësimin e instrumenteve të menaxhimit të krizave në Shqipëri. Kjo do të mundësojë mbështetje fiskale më efektive dhe të shënjestruar. Pra, për më të dobëtit dhe me të varfrit duhen politika efektive”-tha Meta.

 

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *