• |
ide | kryesore

Neymar, L’Equipe i vendos notën 3 e një gazetar e sulmon: “Është dështimi më i madh në historinë e futbollit”

-Instant, Sport
L’Equipe



Neymar bën gjithmonë lajm, si për atë që i ndodh në fushë, ashtu edhe për atë që bën në jetën e tij private. E sigurisht që kthimi te Paris Saint-Germain pas Kupës së Botës nuk ishte ashtu si priste klubi francez. Fillimisht erdhi përjashtimi ndaj Strasburg. Më pas kritikat në shtëpi për mungesën në funeralin e Pele. E tani që është rikthyer në lojë, e sigurtë se braziliani nuk bën asgjë për të treguar se i mungoi skuadrës. L’Equipe, por jo vetëm, kanë kryqëzuar performancën e brazilianit kundër Rennes…

L’Equipe i vendos notën 3

Shtypi nuk e mori mirë ndeshjen e tij kundër Rennes, që përfundoi 1-0 për vendasit. Kjo ishte humbja e dytë në tre ndeshjet e kampionatit në 2023 për PSG. E mes atyre që, sipas L’Equipe, luajtën më keq, ishte O Ney. Për brazilianin nota 3 në vlerësim. “Ashtu si kundër Angers në mesjavë, braziliani u tërhoq shpesh për të kërkuar topin dhe u përpoq shumë herë të bënte diferencën me iniciativa të vetmuara. Rezultati është se ka humbur topin në zona të komplikuara të fushës. E nuk ka krijuar asnjë rrezik në zonën e penalltisë së Rennes. Një ndeshje shqetësuese, një muaj nga ajo kundër Bayern”. Shkurtimisht, sipas gazetës franceze, braziliani duhet të rifitojë shkëlqimin e tij, përpara se të rifillojë Champions League.

Riolo: “Dështimi më i madh”

Por jo të gjithë duket se i japin Neymar një shans për të marrë veten. Siç shpjegon AS, gazetari Daniel Riolo nuk e rrudh gojën kur flet për O’ Ney dhe i ngjit një etiketë që sigurisht askujt nuk i pëlqen. “Por a e kuptojmë faktin që Neymar, për koston e kartonit dhe pagës së tij, është dështimi më i madh në historinë e futbollit? Nuk më vjen në mendje një tjetër dështim kaq i madh, në krahasim me atë që kushtoi. Fakti që ai luajti mirë disa ndeshje në Finale Eight të Champions në 2020, sigurisht që nuk do të thotë se mund të shpëtohet”. E çdo referencë për klauzolën e lirimit 222 milionë plus mbi 30 milionë euro në vit të parashikuara në kontratë, nuk duket aspak e rastësishme…



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *