• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Pasagjeri filmoi vdekjen e tij në avionin e rrëzuar në Nepal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
nepal



Ditë zie kombëtare në Nepal pas asaj që besohet të jetë aksidenti ajror më vdekjeprurës i këtij vendi në 3 dekada. Të paktën 66 persona nga 72 në bord humbën jetën, ndërsa kërkimet për personat e zhdukur dhe kutinë e zezë vazhdojnë. Një video e re tregon momentet para rrëzimit dhe zbulon shpërthimin në flakë të avionit. ATR 72 operohej nga kompania nepaleze Yeti Airlines dhe u rrëzua vetëm 1 kilometër e gjysmë nga aeroporti ndërkombëtar i Pokhara, një destinacion turistik që ndodhet 200 kilometra larg kryeqytetit Katmandu.

Në bordin e avionit ndodheshin 68 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. 37 ishin burra, 25 gra, 3 fëmijë dhe 3 foshnja. Ishte autoriteti lokal i aviacionit civil që njoftoi se kishin nxjerrë trupin e një foshnje disa muajshe. Gjithashtu në fluturim ishin 15 të huaj. 5 ishin nga India, 4 rusë, 2 koreano-jugorë, 1 australian, 1 argjentinas, 1 irlandez dhe 1 francez.

Sipas zyrtarëve të aeroportit në Nepal një nga helikat ra gjatë fazës së afrimit. Pak çaste pas kontaktit të fundit me kullën e komandimit ndodhi përplasja me tokën. Përpara këtij momenti piloti kreu një manovër të beftë dhe të papritur. Kjo për të shmangur goditjen e shtëpive. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *