• |
ide | kryesore

Sarri kundër Igli Tare, ndërhyn presidenti Lotito: “Të lëmë mënjanë tensionet”

-Instant, Sport
Lazio



“Lazio është një shoqëri aksionare e listuar në bursë dhe një realitet i rëndësishëm në botën e futbollit. Një klub me një histori të madhe, por sot është para së gjithash një familje e madhe. E si në të gjitha familjet, mund të ketë vizione të ndryshme, mbi të cilat është e udhës të diskutohet. Gjëra që zgjidhen brenda klubit, për të arritur në rezultatet më të mira. Sigurisht, në opinionet e shprehura publikisht në këto ditë ka një synim konstruktiv dhe rritjeje”. Presidenti i Lazio Claudio Lotito konfirmon tensionet mes teknikut Maurizio Sarri e drejtorit sportiv Igli Tare, me goditjet e kundërpërgjigjet e ditëve të fundit dhe ndërhyn për të ribashkuar mjedisin.

Për Lazion, sipas Sarrit, të shkojë në Champions League do të ishte një mrekulli. Tare ka një ide krejtësisht të ndryshme: “Është një objektiv i klubit. Arritja e tij nuk është e lehtë, por ne kemi të gjitha kredencialet për të luftuar deri në fund të kampionatit, për të përfunduar në katër të parët”. Përgjigjja e teknikut: “Tare ka bindjet e tij, por unë kam një tru autonom”.

“Siç dihet, unë rrallë ndërhyj drejtpërdrejt në dinamikat e shoqërisë, duke u besuar atyre që i menaxhojnë. Si në drejtimin teknik, ashtu dhe në menaxhimin e sportit – vijon njoftimi për shtyp i Lotito -. Në fillim të kampionatit, ne identifikuam së bashku objektivat sportive për këtë sezon. Jemi ambicjoz dhe në të njëjtën kohë realistë. Me synimin për t’u përmirësuar vazhdimisht, duke ndjekur një projekt teknik që duhet domosdoshmërisht të tentojë të evoluojë. Për këtë arsye, skuadra është forcuar, me nënshkrime të nivelit të lartë që tashmë po japin një kontribut të fortë në cilësinë e lojës dhe renditjen”.

TENTATIVA “E PAQES”

Dhe përsëri: “E njëjta gjë u bë me strukturën e shoqërisë, e integruar me shifra të reja. Sot Lazio është në lojë për objektivat e saj sezonalë. Klubi ka treguar se mund të konkurrojë me të gjithë rivalët e drejtpërdrejtë për pozicionet e para. Po përgjigjet brenda dhe jashtë fushës për ata që duan ta zbresin në skena të tjera. Në fund të kampionatit do të përmbledhim punën e bërë. Pasi të kemi luftuar ndeshje pas ndeshje, deri në fund, për të arritur objektivat. E natyrisht rezultatin më të mirë të mundshëm. Tensionet duhen lënë mënjanë, për të mos i zmadhuar nga ata që duan të destabilizojnë mjedisin. Ekipi, stafi dhe drejtuesit, të gjithë së bashku për të mirën e Lacios. Ashtu si në një familje të vërtetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *