• |
ide | kryesore

“Spiuni” është Fjortoft: akuza e debate me tone të ashpra në tunel, pas derbit të Manchester

-Instant, Sport
Fjortoft



Jack Grealish u përfshi në një ‘diskutim’ të nxehtë së bashku me Pep Guardiola dhe Harry Maguire. Gjithcka ndodhi në tunelin e dhomave të zhveshjes, pas fitores 2-1 të Manchester United në derbi. Lajmi është dekonspiruar nga ish-futbollisti norvegjez i Middlesbrough dhe Sheffield United, tani analist në TV Jan Aage Fjortoft. Sipas 56 vjecarit, e gjithë situata ndodhi pasi Bruno Fernandes shënoi golin e diskutueshëm të avantazhit. Për golin disa argumentuan se duhej të anulohej, sepse Marcus Rashford ishte në pozicion jashtë loje dhe mund të ketë influencuar në aksion.

Mbrojtësi i Manchester City, Manuel Akanji, u ankua ndaj arbitrit në një debat të nxehtë me Kyle Walker dhe Grealish pas ndeshjes. Pyetja e tij ishte përse arbitrit nuk i ishte kërkuar të kontrollonte monitorin pas një goli kaq të diskutueshëm.

Lexo më tej: Video/ Manchester United fiton derbin me polemika: pozicioni i parregullt i Rashford tërboi City, i përmbysur në tre minuta

Sipas Fjortoft në një video që ai postoi në Twitter, pas ndeshjes pati një shkëmbim nervoz mes lojtarëve në tunel. Grealish, i cili shënoi golin e vetëm të City në ndeshje ishte “shumë i zhgënjyer” por “jo agresiv”. Ai po shfrynte inatin në tunel, ndërkohë që edhe menaxheri i Citizens dhe kapiteni i United po “debatonin pak”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *