• |
ide | kryesore

Video/ Rrëshqiti, shënoi por nuk gëzoi dot: përse penalltia e shëmtuar e Mitrovic u bë faull kundër

-Instant, Sport, Video
mitrovic



Mund të ishte e diela e hakmarrjes së madhe të Aleksandër Mitrovic, i cili me Fulham luajti kundër ish-skuadrës së tij Newcastle. Sulmuesi serb ishte lideri i Cottagers në ngjitjen fantastike të sezonit të kaluar me 43 gola në 44 ndeshje. E megjithatë, në përvojën e tij me Magpies, serbi nuk shkëlqeu. Ai u transferua pas dy vite e gjysmë, me shumë më tepër zhgënjime sesa gëzime. Pasdite në St James’ Park Mitrovic pati mundësinë të merrte “hakmarrjen” e tij futbollistike ndaj klubit që e hodhi poshtë 4 vite më parë. Një penallti e fishkëllyer në favor të skuadrës së tij 20 minuta nga fundi, shkoi tmerrësisht keq…

Të kthehej në stadiumin ku nuk arriti të linte shenjë dhe të shënonte golin e fitores si kundërshtar. Kjo është pikërisht ajo që mund t’i ndodhte Mitrovic. Ishte minuta e 69′ e një ndeshjeje të bllokuar në 0-0, kur Jones akordoi penallti. Serbi u shfaq nga pika e bardhë i gatshëm për të marrë hakmarrjen e tij personale. Topi në njërën anë, portieri në anën tjetër, por festa e golit u mbyt nga një bilbil…

Në fakt, arbitri Jones, i nxitur nga protestat e lojtarëve të Newcastle e i adresuar edhe nga VAR, ka anuluar golin. Mitrovic, duke rrëshqitur në momentin e goditjes në portë, e ka prekur topin fillimisht me këmbën e djathtë dhe më pas me të majtën. Një prekje e dyfishtë që i kishte dhënë topit një trajektore befasuese dhe që padyshim është e ndaluar nga rregullorja. Më pas arbitri anglez i mbyti ngazëllimin sulmuesit, duke fishkëllyer një goditje dënimi në favor të Magpies. Në fund Isak, pastaj, firmosi golin e fitores së vendasve duke dënuar Fulham.



1 Comment

  1. ishte trukim nga kari serb

    ndeshjet ate dite dolen te gjitha drejt jo vetem kjo ndjeshje
    dhe pas kesaj shenoi ekipi vendas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *