• |
ide | kryesore

Afera e djegësave/ Kryemadhi nxjerr zbuluar Ramën, si po vidhen 15 euro për ton

-Instant, Kryesore
Kryemadhi



Partia e Lirisë ka dëshmuar sot me fakte manipulimin që iu është bërë qytetarëve shqiptarë nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kohë më parë Rama deklaroi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, se në inceneratorin e Tiranës bëhet ndarja e mbeturinave në burim, riciklimi dhe më pas djegia, por nga pamjet që ka siguruar Partisë e Lirisë, shihet qartë se aty bëhet vetëm kapsulimi.

Në 180 ditë filmime, nga korriku 2022 deri në janar të 2023, provohet se në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces djegieje i mbeturinave, por vetëm groposje e tyre, si në çdo landifill të zakonshëm.

 “Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë për aferën e inceneratorëve. Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj në dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve”, tha Kryemadhi.

Nga pamjet e filmuara me dron, nga gjurmimi i një qeseje fosforeshente të vendosur në një kazan plehrash nga vetë Kryemadhi, kuptohet qartë që në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces, qoftë nga ato që zotohet kryeministri në komision, qoftë edhe nga deklarimet e përfaqësuesve të kompanisë. Aty kryhet vetëm procesi i peshimit dhe groposjes së mbetjeve. Pra, asnjë proces tjetër për të cilin kompania paguhet 29 euro për ton!

Procesi është i njëjtë me atë të landfillit të Bushatit në Shkodër, ku paguhen vetëm 1600 lekë pa TVSH. Nisur nga kjo e dhënë, shqiptarëve iu vidhen nga taksat e tyre 15 euro për ton, thjesht e vetëm për groposjen e mbeturinave.



9 Comments

  1. Monika transi bravo per kte denoncim.

    Femijet ne angli me ca paresh i edukon ne universitet nga 60 mije paund ne vit?

    Pres pergjigjen qe sdo vije kurre. Baxhell

  2. Faleminderit Monika.

    I bashkohem edhe une pyetjes se komentuesit me lart: me cfare paresh financon edukimin e shtrenjte te femijeve ne Britanine e Madhe?

  3. Pse, njifni ndonje deputet apo minister qe nuk jeton ne luks dhe nuk i shkollon femijet jashte ju qe pyesni Moniken? Jo per gje por kur ju duhej per te marre pushtetin thate se fajin e ka sistemi, jo individi. Pastaj ja bete burrin president… tani qe sistemin e kapet per vete, merreni me Moniken. Po Ramen pse nuk e pyesni ku i gjen parate per jeten qe ben? Se rroga nuk i del as per miellin qe thith

    1. Ideja eshte qe nje person i kompromentuar dhe i diskretituar nuk mund te bej parimorin.

      Kapish?

      Nuk mundet nje hajdut te therrasi: kapeni hajdutin!

      Eshte parim elementar.

      1. Kapish, kështu flasin mafjozët. Monika fare bukur mund të jetë hajdute, por çfarë ka të bëjë kjo me faktin e vjedhjes së incinratorëve. Je dakord me variantin Monika hajdutë, Rama, Veliaj, Ahmeti, dhe deri tek ajo idiote Krifca hajdutë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *