• |
ide | kryesore

Alibeaj tërhoqi ankimimin për statutin e PD, reagon Berisha

-Instant, Lajme, Të fundit

“Duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit” është ky reagimi që vjen nga Sali Berisha, pasi Enkelejd Alibeaj tërhoqi ankimimin për statutin e PD.


“Vendimi i Gjykatës së Tiranës është një vendim i prerë, i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive. Rama ka marrë peng gjykatën dhe nuk lejon regjistrimin. Alibasha, në asnjë vend të botës, përveç në drejtësinë e Edi Ramës, nuk mund të bëhet palë në një proces që nuk ka qenë palë.


Duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, Alibasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit. Por ai zbaton urdhrat e Edi Ramës. Ata janë të pavlerë, që keqpërdoren nga një njeri që nuk ka asnjë parim, nuk respekton asnjë parim, asnjë ligj, asnjë normë.” -u shpreh Berisha.

Sakaq grupi Alibeaj, ka kërkuar në Apel përshpejtimin e ankimimit për vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili njeh Kuvendit e 11 dhjetorit nga Rithemelimi.


4 Comments

  1. Po si nuk pati respekt ky “Beu me mjeker gri” per gishtat e zotit Escobar xhanem???
    Iu thyen gishtat atij dhe shoqes Yuri kur goditen tryezen e Bashes para do kohe…. brenda në PD!!

    1. Ky i ores 15.04 e di se cfare eshte i ziu,ka mundesi do jete shoku i avokari I.S i famshem per procese te deshtuara ku me i rendesishem rasti “babale”.
      Ta mbroj PD e alibashas ky avokat eshte njesoj si te mbrohesh me shkop nga nje ari😂😂

    2. “Dordoleci Vucidolit” po ju degjereron cdo dite e me shume e do ju qije robt te indoktrinuarve me sufllaqe rilindase shume shpejt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *