• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Momenti kur bosi i mafias shkoi në klinikën ku kurohej

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bosi



Bosi i Cosa Nostra Matteo Messina Denaro u arrestua në një klinikë private ku kurohej nga kanceri në zorrën e trashë. Ai kishte shkuar disa herë në këtë klinikë. Madje kishte kryer një operacion gjatë kohës së pandemisë. Mediat italiane kanë publikuar pamjet e momentit kur ai ka shkuar në klinikën ku më pas do të arrestohej.

Ndërsa policia vijon kërkimet për zbulimin e “strofkave” të tij. Si rezultat i kërkimeve, ata kanë zbuluar apartamentin ku bosi dyshohet të jetë fshehur kohët e fundit. Apartamenti ku fshihej njeriu më i kërkuar në Itali, ndodhej në qendër të qytetit të Trapanit. Kërkimi i koordinuar nga zëvendës prokurori Paolo Guido i cili prej vitesh ka hetuar bosin e Cosa Nostra-s, ka vijuar gjatë gjithë natës, duke kërkuar çdo cep të apartamentit ku fshihej njeriu më i kërkuar i 30 viteve të fundit.

Pavarësisht se në rastet e kaluara, banesat e bosëve të mafias boshatiseshin pasi këta të fundit arrestoheshin, këtë herë nuk ka ndodhur kështu. Ende nuk është e qartë se çfarë është gjetur dhe sekuestruar por autoritetet besojnë se çdo provë dhe çdo element mund të rezultojë i dobishëm për të zbuluar bashkëpunëtorët e shefit të Cosa Nostras dhe njeriun që mbuloi për kaq vite fshehjen e tij.

LEXO EDHE: Nga Spanja në Shqipëri/ Si ra në pranga bosi i “Cosa Nostra”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *