• |
ide | kryesore

Izolohet rasti i parë me virusin RSV në Shqipëri, prek sidomos fëmijët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është izoluar rasti i parë me virusin RSV në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik deklasroi këtë të martë zyrtarisht se ka izoluar rastin e parë të prekur nga virusi. Sipas ISHP-së rasti i parë i virusit është gjetur te një 16-vjeçar, i cili u paraqit në infektiv me komplikacione të rënda për të cilat edhe u intubua, por fatmirësisht djali e ka kaluar rrezikun për jetën dhe është në gjendje të mirë shëndetësor. Sipas epidemiologëve virusi prek kryesisht foshnjat dhe nis të shfaqet me shenja të ngjashme me gripin. Ky virus shfaq gjithashtu simptomatsiç është kolla, dhimbje kraharori dhe në ditën e tretë apo të pestë, situata agravohet. Specialstët bëjnë thirrje qytetarët të mos panikosen.



3 Comments

  1. Me duket lajm qesharak..Ky eshte virusi normal i stines i quajtur ne anglisht Respiratory Syncytial Virus Infection (RSV). ndodh cdo vit. Shkollat jane thuajse bosh! Kush deshiron mund te shkoje ne faqen e CDC per tu informuar:
    “Virusi RSV, është një virus i zakonshëm i frymëmarrjes që zakonisht shkakton simptoma të buta, të ngjashme me të ftohtin. Shumica e njerëzve shërohen brenda një ose dy javësh, por RSV mund të jetë serioz, veçanërisht për foshnjat dhe të rriturit e moshuar. RSV është shkaku më i zakonshëm i bronkiolitit (inflamacion i rrugëve të vogla të frymëmarrjes në mushkëri) dhe pneumonisë (infeksion i mushkërive) te fëmijët më të vegjël se 1 vjeç.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *