• |
ide | kryesore

Jeff Bridges nderohet për kontributin e tij në aktrim

Paparazzi, Slider



Jeff Bridges u nderua me Çmimin e Arritjes së Jetës në 2023 Critics’ Choice Awards. Bridges u ngjit në skenë pas një prezantimi të përzemërt nga bashkë-ylli i Bridges në The Big Lebowski, John Goodman.

“Jeff Bridges…Njeriu, legjenda, miti, ,” filloi Goodman, duke iu referuar personazhit të famshëm të Bridge The Big Lebowski. “Është e mundur që pas gjithë këtyre viteve, ai është lodhur nga bota që e thërret kështu. Mund ta imagjinoj momentin kur njerëzit takojnë Jeff-in, është gjëja e parë që u vjen në kokë. “Oh, zot. Është Dude”. Djalë argëtues, i qetë, plot jetë . Ajo që dimë me siguri është se Jeff Bridges është një legjendë.”

Pas një homazhi për karrierën e gjerë të  tij, Bridges tha: “Faleminderit, John!  Faleminderit, kritikët,” filloi Jeff. “Sot është ditëlindja e babait tim. 15 janar. Unë nuk do të isha këtu pa babanë tim. Ai është arsyeja pse jam këtu. Mbaj mend që ai e donte shumë show bizin. Ai e donte shumë aktrimin. Si fëmijë, e dini, i thashë: “Babi, Nuk jam i sigurt nëse dua të bëhem aktor, dhe ai tha: “Cfarë po thua?” Unë thashë, ‘pikturë ndoshta muzikë’. Ai tha, “Jeff, mos u bëj qesharak. Duke qenë një aktor, do munf të bësh të gjitha ato gjëra që të interesojnë. Përveç kësaj, do tregosh të gjitha këto histori të mrekullueshme.”

“Ky është një profesion i mrekullueshëm. Ai ka shumë të drejtë. Jam shumë i lumtur që e dëgjova. “Më pëlqen  sepse veçanërisht në këto ditë, ne po kalojmë disa periudha të vështira dhe mund të përdorim më të mirën tonë. Ju dua, djema, të gjithë ju. Kritikët, të gjithë në dhomë”, përfundoi ai./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *