• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez zbulon detaje rreth jetesës me Ben Affleck

Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez ka zbuluar më shumë detaje rreth jetesës me Ben Affleck. Gjatë promovimit për filmin e saj të ri “Shotgun Wedding” ajo tregoi se si e kishin përjetuar bashkimin e familjeve të tyre.

Lopez ndan fëmijët e saj me ish-burrin Marc Anthony, ndërsa Affleck ndan tre fëmijët e tij me ish-bashkëshorten Jennifer Garner. “U vendosëm bashkë. Fëmijët u transferuan bashkë”, tha ajo. “Ka qenë, si, një lloj tranzicioni me të vërtetë emocional, por në të njëjtën kohë të gjitha ëndrrat tona u realizuan.” Artistja lidhi martesën me Affleck në korrik 2022 në Las Vegas. “Ka qenë thjesht një vit fenomenal,” shtoi ajo. Mendoj se viti im më i mirë që kur kanë lindur fëmijët e mi.”

Në kopertinën e saj të nëntorit të Vogue, këngëtarja  zbuloi se Affleck i dërgoi email pas ndarjes nga Ana De Armas për t’i bërë të ditur se e kishte pëlqyer intervistën e saj . Që atëherë, dyshja nuk pushuan së foluri. “Natyrisht që ne nuk po përpiqeshim të dilnim në publik. Por asnjëherë nuk iu shmanga faktit që për mua, gjithmonë e ndjeja se kishte një dashuri të vërtetë atje, një dashuri të vërtetë atje”, tha ajo për botimin. “Njerëzit në jetën time e dinë se ai ishte një person shumë, shumë i veçantë për mua. Kur u rilidhëm, ato ndjenja për mua ishin ende shumë reale.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *