• |
ide | kryesore

“Kafshë, je e zezë”: futbollistja e Vicenza viktimë e racizmit në fushë

-Instant, Sport
Vicenza



Ajo në Serie C për femra, në takimin Vicenza-Jesina, duhet të ishte një ditë futbolli amator. Për fat të keq është një tjetër rast i shëmtuar. Rafiat Sule Folakemi, një futbolliste nigeriane e bardhekuqve, dëgjon britmat nga tribuna: “Kafshë! Ti je e errët, kafshë!”. Vijnë nga një burrë dhe një grua të pranishëm në tribunë fjalët plot injorancë dhe frustrim. E gjitha sepse lojtarja e Vcenza mori një karton të kuq për shkak të një reagimi ndaj faullit.

SUPERIMI I FRIKËS

Fjalët e dënimit të shoqërisë bardhekuq janë të forta. “Është një çmenduri”, ka komentuar presidentja e klubit, Erika Maran, në një video në Facebook: “Këtu shkojmë përtej drejtësisë sportive. Do të veproj në nivel penal, duke pasur parasysh seriozitetin e episodit. Nuk ishin shumë tifozët e Jesinës në stadium, duhet të gjurmojmë shpejt fajtorët. Duhet të kapërcejmë pengesën e frikës së raportimit. Mbrojtja e vajzave të mia është e para dhe nuk kam frikë të ekspozohem personalisht”. Mesazhe afrimi edhe nga Vicenza Calcio për meshkuj, që përsëriti në Tëitter se “e gjithë familja përqafon Rafin, që mban me krenari fanellën bardhekuqe”.

REAGIMET

Në mbështetje të Rafiat Sule kanë mbërritur edhe mesazhe institucionale. Kryebashkiaku i Viçencës Francesco Rucco ka dënuar sërish “episodet, si ai i ndodhur ndaj futbollistes së re, që u bë viktimë e ofendimeve të rënda nga tribuna”. Një deklaratë e ngjashme me atë të këshilltarit për sportin Matteo Celebron. “Unë dënoj me vendosmëri një akt racist që nuk gjen justifikim”. Një koment edhe nga Carolina Morace, ish-futbollistja e femrave, tani trajnere: “Mendoj se fajtorët janë raportuar tashmë dhe dikush ka thirrur policinë. Por nëse kjo nuk ka ndodhur, është e kotë të shprehet solidariteti me Rafiat Folakemi Sule. Ne jemi një vend racist dhe shumë herë na pëlqen të themi se bëjmë shaka për këto çështje”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *