• |
ide | kryesore

Nga i palverë në të përkëdhelurin e Mourinho: jeta e re (me gisht të thyer) e Marash Kumbulla

-Instant, F1, Sport
Kumbulla



Në Romë është një djalë që i pëlqen të jetojë larg vëmendjes. Ai kufizon përdorimin e rrjeteve sociale dhe shmang akseset e kësaj bote që shumë nga moshatarët e tij i lejojnë vetes. Kështë nis shkrimin Gazetta dello Sport, duke iu referuar shqiptarit Marash Kumbulla. Mbrojtësi falë punës së përditshme, ka fituar vlerësimin dhe besimin e José Mourinho. Pothuajse një surprizë për shumë, duke marrë parasysh përdorimin e pakët që Special One i ka bërë deri më tani. 229′ minuta të luajtura në sezon. E megjithatë nuk janë befasuar ata që ndjekin çdo ditë seancat stërvitore të qendërmbrojtësit të lindur në Peschiera del Garda.

Në fakt, Kumbulla, edhe në kohë të vështira, ka treguar gjithmonë përkushtim të jashtëzakonshëm në punë dhe dëshirë për t’u përmirësuar. Karakteristika që goditën trajnerin portugez, i cili të dielën i bëri gjërat të qarta publikisht. Pas fitores ndaj Fiorentinës, Mou shpenzoi fjalë të rëndësishme për shqiptarin, i cili u largua nga fusha pa e bërë mungesën e Ibanez të ndihet: “Ai është një profesionist i vërtetë. Nëse mund të flitet për një hierarki, për momentin është qendrori i katërt, por ka luajtur dy ndeshje të cilësisë më të lartë. Një ditë do të jemi pa Smalling, një tjetër pa Mancinin dhe Kumbulla do të japë gjithmonë një përgjigje pozitive. Ai është një djalë që punon shumë mirë. E edhe duke luajtur pak, ka mundësi të bëjë mirë”.

NUMRAT

Në dy ndeshjet e fundit, të fituara në Olimpico ndaj Genoa dhe Fiorentina, Kumbulla ka qenë titullar. Në Kupën e Italisë ai u hodh në fushë për të bërë Smalling të marrë frymë. Por të dielën e kaluar ai zëvendësoi Ibanez të pezulluar. E, në të dyja rastet, numri 24 i dha trajnerit të tij përgjigjet që priste. Në 180′ të luajtur, 22 vjecari mori më të mirën nga më shumë se gjysma e dueleve në fushë. Plot 29, më saktë 59% e atyre që e panë atë si protagonist. Kumbulla doli fitues gjithashtu nga 9 kontraste (67%). Nga ana tjetër, janë 12 topa të rikuperuar, 15 topa të ndërprerë, të cilëve u shtohen edhe 6 topa të fituar.

Një paraqitje që bëri që mungesa e dy shtyllave mbrojtëse të Mourinho të kalonte thuajse pa u vënë re. E në javët në vijim kjo mund ta shtyjë trajnerin të besojë më shumë te ish-lojtari i Veronës. Në fakt, nuk është rastësi që, gjatë merkatos aktuale, klubi i ktheu ofertat për Kumbullën mbrapsht. Cdo negociatë e mundshme u mbyll që në fillim nga Tiago Pinto. Ai nuk ka ndërmend të privojë veten nga i vetmi qendror i pranishëm në organikë përvec Smalling, Mancini dhe Ibanez.

GISHTI I THYER

Kumbulla e kapi në ajër mundësinë e dhënë nga Mourinho. Edhe për këtë arsye ai nuk ka dashur të ndalet pas ndeshjes kundër Genoa. Në fakt, kundër kuqebluve, shqiptari pësoi një mikrothyerje të përbërë të gishtit tregues të dorës së majtë. Një dëmtim i dhimbshëm, por që nuk e pengoi të qëndronte në fushë në 1/8 e Kupës së Italisë dhe të përgjigjej prezent në kampionat ndaj Fiorentinës. Në ndeshjen e fituar ndaj Viola, qendërmbrojtësi doli në fushë me një fashë të dukshme në gishtin e thyer. Megjithatë, ky problem nuk e pengoi atë të anulonte tentativat ofensive të Ikoné dhe sulmuesve të tjerë të Italiano.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *