• |
ide | kryesore

Lejet e ndërtimit, ku manipulon bashkia e Tiranës

-Instant, 2, Ide
ola xama



Ndërtimet pa kriter dhe nga kompani fantazmë kanë pushtuar vitet e fundit qytetin. Sot Tirana ka hyrë në gropën e madhe të betonit dhe duket se më shumë sesa qytetarëve, po u shërben disa lobeve që ndahen në ca që duan të bëjnë para shpejt dhe në ca të tjerë që nuk ka interes të fitojnë, por të pastrojnë atë që kanë fituar me biznese të jashtëligjshme.

Lexo më tej:

Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në Tiranë, më e larta

Dy të dhëna zyrtare të Institutit të Statistikave rrëzojnë propagandën që po bën së fundi bashkia duke thënë se lejet po jepen në propocion me rritjen e popullsisë së kryeqytetit. Në fakt nuk është kështu.

Sipas INSTAT-it, numri i lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë për vitet 2017-2021 është 1671 për një total prej 5.7 milion metra katrorë sipërfaqe. Nga këto, më shumë se gjysma (53%), janë dhënë për ndërtesa rezidenciale. Pra, janë dhënë leje për t’u ndërtuar 3 milion metra katorë pallate dhe vila. Nëse e pjestojmë këtë shifër me 100 metra katorë që është hapësira mesatare që jeton një familje, i bie që të jenë ndërtuar 30 mijë apartamente.

Nga ana tjetër progresioni i rritjes së popullsisë së Tiranës sipas të dhënave zyrtare në këto vite është 43 mijë banorë, e cila nëse pjestohet me 3 që është numri mesatar i antarëve të një familje, rezulton se kërkesa për apartamente sikur të gjithë të ardhurit të kenë jenë të interesuar për shtëpi, nuk është më shumë se 15 mijë apartamente. Atëherë përse po na dalin gjysmat e banesave tepër, madje dhe me çmime shumë të larta?

Përgjigjja logjike është se një pjesë e ndërtuesve nuk ka interes t’i shesë këto shtëpi, por të ndërtojë dhe të mbajë çmime të larta, pasi sa më i lartë fitimi i deklaruar, aq më e lartë dhe vlera e parave që pastron.

Dy të dhëna të tjera jo-zyrtare rrëzojnë po ashtu deformimin që po i bën kësaj çështje propaganda e bashkisë: ndërtimet e kateve pa leje të kullave dhe pallatet e papërfunduara.

Pastrimi i parave/ Ekonomia Shqiptare e dominuar nga ndërtimi (shifrat sa dyfishi i BE)

Po të llogaritim edhe sipërfaqet e ndërtuara pa leje, atëherë sa del numri i apartamenteve të ndërtuara në Tiranë në raport me popullsinë? 30 mijë banesa sa raportohet nga të dhënat e INSTAT apo 40 mijë? Po disa kulla përse janë lënë përgjysëm? Nëse paska kërkesë kaq të lartë, përse në zonat më të mira po mbeten pallatet papërfunduar? Përse nuk paguajnë blerësit apo të financojnë bankat?

E vërteta është se stoku i kredisë për ndërtimin në fund të vitit 2021 ishte 483 milion euro, me një rritje nga viti 2017 prej vetëm 147 milion euro. Nga ana tjetër vlera e lejeve të ndërtimit për rezidenca banimi në këto vite është 900 milion euro. Cili është burimi i 753 milion eurove?

Ka ardhur koha që si në të gjithë vendet e zhvilluara, edhe Shqipëria të ketë një ligj me kritere të forta për dhënien e lejeve. Duhet që leja e ndërtimit të kushtëzohet me patjen e 30 deri në 50% të financimit, në varësi të madhësisë së projektit (ky rregull nuk vlen për banesat individuale).

Kjo do të mbrojë qytetarët që porositin shtëpitë që t’iu mbarojnë në kohë, do të mbrojë ekonominë nga paratë e pista që hyjnë në këtë sektor, pasi në momentin që do të jetë vlera në bankë apo projektin do e financojë banka me kredi, nuk do të ketë hapësira për depërtimin e tyre, do të sjellë në treg firma serioze që kanë qëllim cilësinë dhe jo biznes tjetër, do të frenojë valën e betonit dhe stabilizojë çmimet e këtij tregu.

Marre nga Facebook i autores Ola Xama



11 Comments

  1. Ke edhe nje te dhene tjeter nga vete bashkia. 30-40% e apartamenteve nuk banohen. Atehere perse i blejne? Dhe pse duhen ndertuar te reja kur jane keto bosh? Po cmimi pse vazhdon rritet kur s’paska kaq shume kerkese? Eshte e qarte qe keto qe rrine bosh jane vetem per te bllokuar leket se skane ku i mbajne. dhe per ti pastruar. Cmimet rriten pikerisht se ka shume kerkese per pastrim parash krimi dhe korrupsioni. Gjithcka ekonomi informale fllucke ne kurriz te njerezve te ndershem

  2. Bashkia thjesht po perpiqet te justifikoje vecse porcionin e rritjes qe ka te beje me pastrimin e parave te pista.

    Edhe?! E dime te gjithe! No problem with that!

    Kjo nuk do te thote se kerkesa legjitime eshte gjithashtu ne rritje. Ne Tirane ka ende shume oreks per imobiliare.

    Just deal with that!

      1. Po ti çfare perfaqson,avokatin e hajduteve?
        Nuk te zuri b… ven,perr ketej e perr andej.
        Do vij nje moment qe vetem ti si trap do komentosh,edhe patronazhistet loqe nuk po ndihen me se mjaftohen me ty.
        Gjella me kripe e kripa me karar,po ti kujton se me pallavrat e tua po i mbush mendjen tjereve,te duket vetja i zgjuar!

        1. Ka shkuar koha kur mendoja se mund te isha i zgjuar midis shqiptareve!

          Se fundja cfare vlere ka te jesh “me i zgjuari i budallenjve”?!

          Mjafton Rama! Eshte me i zgjuari i te gjitheve!

          Une shkruaj sepse me do kari, dhe s’kam pse te te sqaroj.
          Ashtu si ti nuk ke pse te me sqarosh mua.

          1. Për deri sa Rama është më i zgjuari ( zgjuarsi djalli me kartel psiko ) llogarit se sa i zgjuar je ti Jorgo Poli-k …

        2. Drejt. Ki palikaros sapo merr vesh nga Llapsi se një artikull po bëhet gati për t’u postuar ai menjëherë fillon nga puna herë më dorën e majtë dhe herë më dorën e djathtë …. duke shkruar gjithmonë….

  3. Jorgo, po te ishit te zgjuar ti dhe palloshi i Surrelit nuk flisnit (te dy) e do benit (te pakten ai, nese nuk jeni i njejti person) te tilla traplleqe. Nuk ka njeri qe ka lexuar dy libra socio-ekonomike e te mos e dije se paraja e piset, krimi dhe korrupsioni nuk e zhvillojne nje vend, perkundrazi, e shkaterrojne. Shembulli jane Kolumbia dhe Afganistani qe prodhojne 80% respektivisht te kokaines dhe heroines ne bote. Po ashtu vendet e ngjashme prodhuese apo ku ka kartele te medha te transportit dhe shitjes. asnjeri nuk eshte vend i zhvilluar apo ku te kesh deshire te jetosh. nga ana tjeter Evropa e veriut, Japonia, Koreja, Australia, Kanadaja e plot te tjera nuk prodhojne droge dhe nuk e kane mbushur vendin me kriminele e hajdute. Por te gjithe atje duan te jetojne, te pakten ata qe kane dy pare mend dhe duan te jetojne si njerez. Ketu nuk beni pjese ti dhe shefi yt, as ky palacoja qe keni parkuar ne Bashki

    1. Sinqerisht, me dhemb koka te flas me ju! Jeni logical fallacies!

      Po c’lidhje ka Kolumbia e Afganistani me Shqiperine o i zi?!

      Me beso, shuuume te huaj duan te jetojne ne Shqiperi. Dhe s’ke pare gje akoma.

      Jemi ende shume larg objektivave dhe kemi ende shume per te bere!

    2. vendete prodhimitte droges perfshire se fundmi edhe shqiperine perfundojne keq. edhe shqiperia po perfundon keq, vendi eshe i pajetueshem per njerezit perfshire edhe patronazhistet qe genjehen me nje vend pune , te jithe njesoj vuajne ka vetem nje ftuesedi rama qe mbedh parate edrgesdhekorrupsioit masiv , te tjeret marrin karin , kush e ha deri ne fyt kushderi te bajamet kush e merr goje te terin, gjysem apo i puth koken e karit apo i ben bythen me peshtyme . kush me qejf e kush me zor, e kane ne goje virtuaisht, pervec fugshqyerve qe e kane edhe tekstuaisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *