• |
ide | kryesore

Parashikimi i Luciano Moggi: “Ju them sa pikë penalizim do të marrë Juventus”

-Instant, Sport
Moggi



Pas 8 fitoreve radhazi erdhi nënshtrimi i bujshëm 5-1 nën goditjet e Napolit kryesues. Por përvec fushës, te Juventus vijon të shqetësojë hetimi i Prokurorisë Publike të Torinos. Prisma ka në shënjestër manovrën mbi pagat e lojtarëve, fitimet fiktive të kapitalit dhe kontabilitetin e supozuar të rremë nga bardhezinjtë. Shumë prej tyre kërkojnë dënim shembullor. Të tjerë janë të bindur se i gjithë hetimi do të përfundojë në një flluskë sapuni. Nga ana e tij, Luciano Moggi, duke folur në Radio Kiss Kiss, parashikoi atë që ai mendon se do të jetë dënimi që do t’i shkaktohet klubit.

Sipas Moggi, klubi bardhezi në fakt do të penalizohet. Por dënimi nuk do të jetë aq i ashpër sa shumë kërkojnë: “Juve rrezikon më së shumti një ose dy pikë dënim. Por historia e rënies nga kategoria është një barsaletë!”, tha i sigurtë ish-drejtuesi juventin. Pastaj, Moggi bëri disa batuta në lidhje me Agnellin dhe cështjen e vjetër të Calciopolit: “Agnelli? Familja është e veçantë dhe ata bëjnë në luftë. Kur u largova unë, avokati i Juves negocioi për B-në, duke na fajësuar ne…”.

Lexo më tej: Moggi në CDA e Juventus, i dhuron Agnelli Usb me file: “Duhet rihapur Calciopoli”

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus pastaj lavdëroi Napolin, që shkatërroi bardhezinjtë në ndeshjen direkte: “Pas të premtes i dërgova një mesazh De Laurentiis duke i dhënë atij urimet për fitoren. Por mbi të gjitha për mënyrën se si administron shoqërinë e tij”. Pastaj hapësirë edhe për kapitullin Kvaraskhelia. “Është gjithmonë e pakëndshme t’u japësh vlera futbollistëve. Sepse është po aq i fortë sa janë të aftë ata që shesin. Por padyshim që vlen më shumë se 100 milionë. Sepse nëse Lukaku është paguar shumë dhe nuk di të stopojë topin, atëherë ata që kanë teknikë duhet patjetër të vlejnë më shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *