• |
ide | kryesore

Richarlison i ekzagjeruar: “Eliminimi i Brazilit më i rëndë se të humbisja një nga familja”

-Instant, Sport, Video
Richarlison



Richarlison, sulmuesi i Tottenhamit dhe Brazilit, është rikthyer të flasë për zhgënjimin e përjetuar në Katar. Kombëtarja e tij nuk shkoi më shumë se çerekfinalja në Kupën e Botës Katar 2022. I intervistuar nga ESPN Brasil, futbollisti shpjegoi se cilat janë emocionet e tij, edhe sot, sa herë që mendon për turneun madhështor.

“Ishte një tronditje, më e rëndë se humbja e një anëtari të familjes”, e ekzagjeroi Richarlison. Sulmuesi i Spurs rrëfeu kështu ndjesitë e tij pas eliminimit të Brazilit nga turneu. “Ishte e vështirë të rikuperoja. Edhe sot shikoj videot në rrjetet sociale dhe ndihem i trishtuar… Por duhet të vazhdojmë. Unë jam ende i ri dhe mendoj se mund të marr pjesë në një tjetër Botëror të paktën, ose dy”. Në Katar, Richarlison shënoi edhe golin më të bukur të turneut. Në debutimin kundër Serbisë, ai shënoi në akrobaci golin e dytë të Selecaos, që triumfoi 2-0.

Lexo më tej: Video/ Richarlison shënon golin më të bukur në Katar: Brazili ‘shtyp’ Serbinë me dy gola e dy shtylla

Pavarësisht zhgënjimit të madh, sulmuesi do të përpiqet të ecë përpara: “Qëllimi ynë ishte të fitonim, shkuam atje për të ngritur kupën. Sigurisht, jam i lumtur që e shënova atë gol kundër Serbisë, por nuk ishte goli ai që doja. Gjithsesi tani është koha për të vazhduar përpara”, ka komentuar lojtari.

Lexo më tej: Video/ Richarlison, pas zhgënjimit në Katar bën tatuazh…Neymar e Ronaldo

https://www.youtube.com/watch?v=2lhJ26xkfag



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *