• |
ide | kryesore

20 raste të reja me Covid në Shqipëri (Harta)

-Instant, Arkiva



COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 429 testime, 20 qytetar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit

18 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 429 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 20 qytetarë, në Bashkitë:

11 në Tiranë, 3 në Lezhë, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë Durrës, Sarandë.

Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,307 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Janar 2023)

Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 429

Testime totale 2,026,342
Raste pozitive 333,119
Raste të shëruara 329,307
Raste Aktive 216
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 155
Fier 20
Vlorë 15
Berat. 7
Durrës. 7
Shkodër 4
Gjirokastër. 3
Korçë. 2
Lezhë. 3
Elbasan. 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *