• |
ide | kryesore

Pse opozita nuk fiton dot (atë që kërkon)

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



Disa javë më parë, teksa dilja nga një debat televiziv, një nga deputetët e PD-së që kishte qenë gjithashtu në studio, m’u afrua dhe për çudinë time të madhe më tha se analiza që unë bëja, në fund, i shërbente Edi Ramës. Në tonin e tij, më shumë sesa keqdashje, kishte një lloj lodhjeje dhe disfatizmi. Unë i kuptoj, vazhdoi ai, të gjitha argumentat për pamundësinë e mposhtjes së regjimeve me votë, për një garë të pabarabartë ku ndërhyjnë bandat kriminale, paratë e pista, përdorimi i administratës dhe shantazhimi i pjestarëve të saj, por të pohosh se për këto arsye, rilindja do i rrëmbejë të gjitha bashkitë që ka vendosur t’i mbajë për vete, se opozita do i humbasë në 14 maj të gjitha qytetet e mëdha, kjo dërrmon optimizmin dhe mpak mobilizimin e çdo faktori opozitar, duke ia bërë punën më të lehtë qeverisë dhe Ramës. 

Aty për aty iu përgjigja se detyra ime nuk ishte t’i shërbeja entusiazmit të PD apo PL, por si gazetar, të përpiqesha t’u thoja atyre që dëgjonin të vërtetën që unë shoh dhe mendoj. Këtu biseda u mbyll, por për ditë me radhë, biseda më mbeti e ngulur si gozhdë në kokë.

A i volit vërtet Edi Ramës përhapja e idesë se ai është i pamposhtshëm elektoralisht, qoftë edhe me çmimin e denoncimit të metodave të errëta me të cilat ai i arrin qëllimet? A e forcon ky lloj diskursi mitin e një pushteti të pathyeshëm? A i demoralizon ai ata që kërkojnë të hakmerren, me votë, ndaj regjimit?

Pra dilema që shtrohet është, a duhet të dominojë në artikulimin publik të kritikëve të këtij pushteti, entusiazmi për një fitore të mundshme në zgjedhjet lokale të radhës, apo në të kundërt, theksi duhet të vihet mbi garën e pabarabartë, mbi prishjen e rregullave të lojës, mbi vrasjen përfundimtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në një kohë, kur 4 muaj para betejës, ne ende nuk dimë kë kemi opozitë me vulë zyrtare. 

Kjo si temë ha debat dhe argumentat, si pro njërit obsion po ashtu edhe pro tjetrit, të bëjnë të mendohesh gjatë.

Por, kur sheh mënyrën se si po sillen krerët e opozitës, duket se dilema shuhet. Pak ditë më parë, Ilir Meta doli dhe propagandoi fitoren në Tiranë, Elbasan dhe Durrës sepse në këto qytete kandidatët e opozitës janë të mrekullueshëm. Të njëjtën logjikë po përdorin edhe disa nga ata konkurentë që i ka katapultuar në këtë sfidë procesi i primareve. Po t’i dëgjosh të duket vetja sikur ne jetojmë në normalitet, sikur mjafton një epërsi morale përballë hajdutëve, një program pak më i mirë dhe shfrytëzimi i pakënaqësisë qytetare për t’i mundur, me votë, kryebashkiakët e PS.

Pra, sipas kësaj logjike, Tirana, ku janë hedhur në kulla milionat e oligarkëve më pranë Ramës, ku në ndërtim sipas raporteve ndërkombëtare, pastrohen 60% e parave të pista të krimit, ku bëhen tendera fiktivë si ato që denoncoi pak ditë më parë Belind Këlliçi, qenkësh një fushë asnjanëse ku të gjithë paskëshin mundësinë e tyre të barabartë. Po Elbasani, ku policia shërben si vasale e bandave? Po Durrësi i përgjimeve të Bildit, ku fatin e zgjedhjeve e vendosin tipa të ngjashëm me Niçen apo Avdylajt?

E pra t’u thuash qytetarëve se fitorja është e mundur në kushtet kur nuk ndeshesh vetëm me kandidatin e PS, por njëkohësisht edhe me krimin edhe me oligarkët edhe me realitetin e rremë që vizatojnë mediat edhe me fondet publike që përdoren për zgjedhje edhe me grupimet pa votues që suportohen nga pushteti, edhe me gjykatat që s’të njohin, edhe me KQZ-në që nuk të pranon e as të regjistron komisionerët, do të thotë t’i gënjesh ata në mënyrë të paskrupullt. Dhe e keqja është se kjo gënjeshtër diskredituese i ka këmbët e shkurtra. Ajo e nxjerr qesharak këdo që thotë para 14 majit: “do fitoj” dhe qurravitet një ditë më pas se e vodhën sërish. 

Po atëherë cila është zgjidhja për opozitën? Të ngrejë krahët lart dhe të dorëzohet? Çfarë mund të bëjë ajo në kushtet kur bojkotimin e zgjedhjeve të fallcifikuara e ka anatemuar tashmë si tradhëti që nuk mund të përsëritet?

Shpresa e saj është vetëm një: artikulimi i së vërtetës me çdo lloj çmimi. Njerëzit nuk mund të gënjehen më me normalitetin e rremë sikur mundësia për fitore është e hapur. Jo ajo është e mbyllur. PD dhe PL duhet të zhvishen nga kompleksi se ato janë të dënuar të fitojnë. Ato kanë një sfidë më të madhe: të sigurojnë mbijetesën në kushtet kur regjimi ka planifikuar t’i asgjesojë.

Në këto zgjedhje nuk është në pikpyetje rezultati, por vrasja ose jo përfundimtare e demokracisë. Pra, opozita e sotme, nuk ka pse shet imazhin e një atleti muskuloz që po bëhet gati të dalë kampion apo të thyejë rekordin. Ajo duhet të ekspozojë pa komplekse trupin e saj real, atë që i ka mbijetuar një atentati dhe gjendet në reanimacion duke luftuar mes jetës dhe vdekjes.

Fitorja e saj e vërtetë është po shmangu këtë të dytën. Misioni i saj është të mbajë kompakte atë masë kritikësh dhe kundërshtarësh të pushtetit, në kushtet kur ata blihen apo shantazhohen, në kushtet kur denoncimet e tyre zhduken nga peizazhi mediatik, në kushtet kur ata i nënshtrohen një drejtësie të pabarabartë, në kushtet kur karrierat e tyre mund të ndërpriten apo bizneset e tyre të persekutohen.

Sfida reale e momentit nuk është çertifikimi si shumicë numerike, gjë që për njëmijë e një arsye e ka të paarritshme, por ruajtja e embrionit të pluralizmit që gjendet në rrezik.

Dhe këtu kthehemi tek dilema fillestare e këtij shkrimi: cila është rruga e drejtë: ajo e përkundjes së mirazhit të rremë të një fitoreje elektorale, për të mobilizuar militantët dhe marrë një maksimum, gjithësesi të pamjaftueshëm votash, apo artikulimi i të vërtetave sa do të dhimbshme qofshin ato?

Në fakt, duke qenë i bindur se asnjëra nga alternativat nuk çon në mposhtjen e koalicionit pushtet + oligarki + krim + media, mendoj se kjo e dyta është e vemja rrugë. Në kushtet kur e kanë zhveshur nga gjithçka, opozitës i mbetet vetëm të vërë alarmin për mosasgjesimin përfundimtar të demokracisë. Sepse këtë herë në lojë nuk janë disa bashki, por krejt sistemi që shqiptarët kanë pasur iluzionin se kanë ndërtuar në tre dekadat e fundit. ©LAPSI.AL



41 Comments

  1. Shume sakte Bushat.
    Analiza wendron. Qellimi eshte denoncimi dhe qendresa , forcimi i opozites. Ne eketo kushte rama ka edhe durin edhe arren. Jane kishte te pabarabarta

    Ki parasysh qe doktori ka qene edhe here te tjere ne kushte te veshtira, eshte mjeshter i vjeter.

    Te gjithe.duhette jene te ndergjegjshem.qqeraam po i kall ne dhe, ata qe i mbron sot i shet neser, eshte i pabese dhe intrigant, ai eshte i pabesueshem. Sot i ka te gjitha pushtetet por po deshton ne secilin prej tyre.
    Rama ka kohe qe akeepat e ores.po i kujtojne fundin e pashmangshem. Amerikanet dhe shoket e tij ne ps do e inagurojne birucen e bkh spak me ramen

    1. Opozita do fitoje në momentin që të modernizohet dhe t’ju paraqesë Shqiptarëve një fytyrë të re dhe nje vizion të ri. Përrallat me mbret të Bushatit justifikojnë mbajtjen në këmbë të një koalicioni opozitar që ka humbjen e sigurtë në xhep. Një alternativë frymëzuese në vend nuk ka Edi Ramë që ta ndalojë. Po ku ta gjesh!

      1. Figura te reja ka, kandidatet e tiranes jane te rinj dhe te pa konsumuar, fituesi i prmareve eshte nje rast i mire deri ne kete moment.
        Doktori ska ndermend te behet me kryeminister nese nuk e ke marre vesh , por do te te beje ateqe ai di te bejemire, do heqe ramen nga pushteti. prandaj i ka hyre data rames, po nxjerr kufomat nga senduket

    2. Nje minute, ti mendon se shumica ne kete vend; jane plehra SOROSIAN te RIVDEKJES si EDVIN KRISTAQI, jane ALDA KLOSI si EDVIN KRISTAQI, jane INCERATORET si EDVIN KRISTAQI, jane PPP si EDVIN KRISTAQI, jane KORRUPSION si EDVIN KRISTAQI, jane FUKSA(PATROZHANISTE) si EDVIN KRISTAQI, jane HAJDUTE si EDVIN KRISTAQI, jane BANDAT me uniforma ose pa uniform si EDVIN KRISTAQI, jo or jo, ja kjo eshte arsyja qe EDVIN KRISTAQI & BANDA RIVDEKJA po bejne cdo makinacion, po perdorin cdo poshtersi. Japin “bonus” mbi “bonus” sepse ky ARMIK i KOMBIT SHQIPTAR, jevgjito-llacifaci EDVIN KRISTAQI, po te mosjete i terrorizuar nga tmerri se s’ka me mbeshtetjen e VULE BRAVES & OPOZITE FALLCO kujtoni se nuk do t’i 2,3 fishonte taksat per 2023 sic ka bere cdo vit, nuk do te 10 fishonte cmimin e energjise, nuk do te vendoste fashen e energjise?! Ky VAMPIR padin e pa iman, cdo sekonde mendon sesi te vjedhi me shume, sesi te grabisi me shume, sesi te bej keq pafund 24/7, ky eshte fakt se kualicioni qe ti i referohesh nuk u krijua tani per zgjedhjet e
      e 14 Majit, kete detaj mos e anashkalo me pirueta llafollogjike, e KEQJA ka qene, eshte dhe do te mbesi, PAKIC e PAKICES, i vetmi ndryshim eshte se nuk do te kete me VULE BRAVA, per te tjerat do te gjykojme pas 14 Majit,KAQ!

  2. Ky vend ka marre fund, ikni dhe shpetoni e le te hane mut me njeri tjetrin qente e ndyre sepse per popullin nuk ka me shprese

      1. Edhe une jam dakort me opnionin e te paemerve te ores 16:28 dhe 17:10. Qe te dy largohuni sa me shpejte nga Shqiperia se jemi te mbipopulluar.

        1. Mire e ke. Kot sa harxhojn oksigjen

          Sot e gjith diten emergjenca uleritese eshte e ardhmja e femijve tane, emergjenca vjen si pasoje e nje korrupsioni masiv te ridhjerjes dhe narkoizimit masiv te shoqerise. Inkriminimi i shtetit , dhe shoqerise eshte vektori i rames. Demi eshte ulerites, por po ashtu nevoja per te shkulur ridhjerjen. Rama pasurohet me gjakun dhe djersen e shqiptareve . Kjo situate ka vetem ramen si perfitues. Por rama vetem mund te manipuloje vota. Pa perjashtim jane kunder rames. Ska me iluzion

  3. Zotri analist,saliu dhe partia e tij me stemen e dinamos se kohes se xhaxhit kane fituar vetem nje pale zgjedhje ne 1992.Te gjitha zgjedhjet e tjera ,vendore dhe qendrore I ka fituar ps .po pooo .

  4. Bushat, a ka mundesi te mos e barazosh emrin e filozofit Niçe me ate penisin pa bole nga katerruget e Shijakut?🤣🤣🤣🤣🤣

  5. Bushat teoria vlen te pakten sa praktika.
    Me ngordhesira qe qelben nuk ka opposite.
    Mjere te mundurit.
    Fituesi I merr te gjitha.
    Po presim te kthehen emigrantet e Sali corbes qe te fitojme.
    Prej Saliut dhe Metes iken te gjithe.
    Me xhakete te kthyer mbrapsht nuk nderron dot profilin e gangsters.
    Saliut po I bejne te njejten gje qe ka bere .Biles eshte pak.

  6. Shume pesimist Bushat, me shume entuzjasem, beniamini jot ish komunisti non grata Berisha nga mengjezi ne darke deklarohet per revolucion, e analiza jote kete na thote “Proletariati vetem prangat humbet nga revolucioni” Rofte Marksizem-Leninizmi

  7. Sa e ke zgjat… ?!

    Largohu nga ky batak dhe mendo thjesht kete aspekt: sa e ka IQ-ne Rama, Berisha dhe Meta respektivisht?

    Meta nje here eshte totalisht debil, i lindur kokerr katnari, Berisha ok malok, dicka me shume, nderkohe Rama absolutisht dominues, dora jone.

    Ore ne si komunitet zgjedhim me budallenjte… me perversat e lagjes qe te na drejtojne. Me psikopatet.

    Kush eshte ai rob me mend ne koke qe do te kishte deshiren te udhehiqte kete komunitet si ky i yni? Por jo vetem kete per hir te se vertetes.

    Eshte nje gare midis koke-shkretesh. Dhe ideja eshte kush nga keta ka me teper materie gri. Kaq.

    Rama eshte dominues tashme. Dhe keta te tjeret kane ik per lesh. As nuk ja vlen t’i permendesh.

    Eshte turp ndaj inteligjences te permendesh keta.

    Lufta juaj si gazetare prej ketej e tutje duhet bere ne kuader te te gjitha parametrave qe ne duhet te plotesojme per t’u futur ne BE. Nuk ja vlen me u marr me Berishera e Metera e Diktature jo Diktature.

    Jane totalisht pa ldhje keto.

    Ndiqni thjesht kapituj qe te duhet te plotesojme.

      1. Online enterpreneur!

        While on road I am more of an… “Ju copa mishi… Ju… copa mishi…!!!”

        “Ju ere qelbur djathi… me vaj palme… Ju qelbesira…!!!”

        “Pa burrni!”

        PS: Pakashume! 😉

        1. Hajde hajde enterpreneur me startupe.
          Kurse une jam i fushes se teknologjise,kodimit,design.
          Mos ben ndonje social media marketing?
          Yes yes me too,the same thing the same country.
          Nese je ne Tirane e pijme nga nje birre ndonjehere

        2. E ke fjale per soin tend te dhjere o kari polis….. sepse motoja e juaj ishte te mblrdhim gjithe qelbesirat te rrezojme Berishen.

          Qelbesirat u mblodhen dhe u forcuan me vjedhje parashe e me blerje votash, deri me sot! Ky eshte raliteti i orentalistit obskur!
          ..
          .

    1. Eshte thjesh nje hajdut o kari palis qe vepron me tradhtira, e blen njerzit me para! E vendi shkon ne gremine perveç atyre si ti, qe jane brenda tufes!
      Kaq! Nese ti kete e konsideron zotesi je dhe ti nje hajdut pa asnje skrupull si ai dhe antishqiptar si ai!

      1. Ku po shkon vendi ne gremine, o bashkekombesi im Shekspirian?!

        Sa te mire qe jeni?! Me ka kap nje dashni dhe nje urrejtje shume e madhe per ju. Por mbetemi gjithsesi ne sferen e dashnise. Me dukeni si femije te vonuar. Dua t’ju qij dhe t’ju dhjes njekohesisht.

        Po c’e keni kete shpirt tragjik qe e shperdoroni blogjeve?!

        Po shko o vella shkruaj nje opera, nje liber… kanalizoje talentin tend ne dicka qe do te te sjelle pare.

        Por mos harro nderkohe: njeriu e ka shpik tragjedine dhe teatrin per t’u shperqendruar nga fati i tij i sigurt: vdekja: lind, konsumon/dhjet, vdes. Easy as that. Asgje me shume se kaq.

        Gjithcka tjeter eshte hutim, qe truri yt e krijon per t’i dhene kuptim te pakuptueshmes.

        1. Kur te kap ajo dalldia,dmth dashnia e madhe qe ne fakt te kap si shpesh siç e thua vete,bej nje gje te mire per veten;
          Kanalizoje kte energji seksuale,lart dhe ke shprese te “ndriçohesh”,
          Por neuronet e tua,te shkretet rrine vetem poshte,te vendi yt i preferuar!

        2. Qe te qish duhet te kesh, gje qe ti, nuk e ke siç duket! E dyta kur argumenti mungon , del ne superfaqe muti nga i cili je bere . Dhe e treta: Te gjithe nuk i qin dot kurse te tjeret ty po…

      2. IQ- ifsha.. e vjedhjes, pabesise dhe te tradhteise, e ka shume me te larte e……ketu jam dakord!…Ja kalon te gjitjeve Berishes Metes etj ..por shkolle instruksion te civilizar nuk ka…eshte orietalist obskur!

  8. Opozita ka vdekur! Shqiperia ka nevoje per nje lider te ri, sa kohe qe kjo nuk ka ardhur vendin do e udheheqin bandat! Berisha sado luftarak e patriot te jete nuk bind shume njerez, sepse duket naive te mendosh qe ky (Berisha) nuk po e kuptonte qe Basha me veprimet maskuara ( mund te them se as te maskuara nuk ishin) po e çonte o opoziten drejt shkaterrimit dhe kete e tregoi qe me mareveshjen e 17 majit te 2017 e dhe fakti qe as sot e kesaj dite nuk dihet se çu tha ty!zgjedhesit si te djathe edhe te majte nuk dijne se per çfare u fol dhe per çfare u
    vendos,tregon se kish tradheti nga ana e Bashes! Kete gje Berisha e ka kuptuar dhe nuk ka levizur per te zvendesuar Bashen me nje tjeter,gje qe çdo parti normale do e bente!!! Pra Basha me heshtjen e Berishes filloi ti bente leshim pas leshimi Rames deri tek braktisja e deputetve te opozites ne parlament dhe mos shkuarja ne votimet lokale! Nuk ka asnje dyshim se keto dy levizje ja ka sugjeruar rama dhe nuk mund te besiohet se Berisha nuk kish kuptuar asgje!!! Berisha u be i gjalle dhe luftarak e doli kunder Bashes vetem kur ky i fundit e perjashtoi nga grupi parlamenetar, Pra dhe Berisha nuk eshte me i besuar per opziten! Fakti qe Berisha pat thene qe do bejme protesta deri ne largimin e kesaj qeverie kane qe fjale boshe per te mbajtur me shperse militantet e, PD-se!! Opozita nuk ben as mesazhe te shkruara ne muret (gje qe opozitat e bejne gjithmone ne vendet me diktature te tejkaluar) e qyteteve, per te sensibilizuar njerezit, jo me do beje protesta! Shkurt bejme gjumin e vdekjs, rrofte mosveprimi! Ky me duket eshte mesazhi qe jep ajo qe mund te quhet opozite sot!! TUNG§

    1. Lali fajin e ka berisha

      Lali, berisha kish dale ne pension, merrej me qytetarin dixhital, ishte rehat me shtyrjen e dites me tablet ne dore.

      Lulushi donte me u bo kryetar vete, nuk e vuni njeri me zor. I pelqente kryetarlleku. Ca faji ka berisha se lulushi lideri i ri, kaloi nga deshtimi ne deshtim si kryetar i opozites, me super mbeshtetje. Lali nuk thu shyqyr qe reagoi sala se na hoqi nje deshtak si luli , nuk thu shyqyr qe skish nis me shkrujt libra, ti thu e ka dit sala, po e ka dit, po ca pastaj. Lali sala nuk eshte profilaktik, as ka shkop magjik. Duhet kohe. Luli e mbaroi te veten prandaj donte me ja lan sales fajin

  9. Jorgaqi si gjithmone ja fut kot. Berisha mund te jete malok (fjale qe ju pelqen shume ju Rilindasve dhe e perdorni shpesh per te nxitur percarje veri-jug, pavaresisht se per here te pare eshte perdorur per skraparllinjte) por per IQ ja merr Rames 10 here. Berisha ka mbaruar shkollen shkelqyeshem, ka qene i shkelqyer ne France dhe iku nga spitali me graden profesor. Te gjitha i arriti me pune dhe merita personale se nuk ishte pjese e nomenklatures (edhe komunist cau e u be me forcat e veta). Rama mezi kalonte klasen ne shkencat ekzakte (qe vlerezojne IQ), mezi u be nje piktor deshtak e pedagog deshtak, gjithcka dhurate nga babai dhe gjyshi Pilo. E vetmja aftesi qe ka eshte te zihet e debatoje si gore e te thure intriga, e ka mesuar rrugeve se ashtu eshte rritur. Edhe nga Franca si deshtak u kthye, pavaresisht perpjekjeve per ta rishkruar historine ne favorinve vet. Por ke te drejte kur thua qe ketij populli turrme, se komunitet nuk behemi dot, keta tipa i pelqejne

    1. Te lumte i paemer i ores 18 49.
      Rama ka qe ne 1998 e sot ne pushtet dhe ka deshtuar ne cdo institucion qe ka drejtuar

    2. “Malok” e them per te provokuar dhe kerkoj ndjese nese dikush eshte ofenduar. Malok, fushor apo kodrinor nuk ka pse te jete ofenduese. Eshte thjesht pershkruese. Njeriu nuk zgjedh se ku lind.

      Pertej ofendimeve dhe provokimeve, dihet qe maloket kane nje prerje tjeter. Qofshin maloke shqiptare, zviceriane apo nga Tiroli. Sepse vete jeta ne mal te izolon, te ben me pak social, informacioni tek ty vjen me ngadale, etj, etj, etj…

      Sigurisht qe Berisha nuk eshte budalla. Eshte nje mjek dhe politikan tashme prezent prej 30 vitesh ne skenen politike shqiptare.

      E kisha per teper fjalen per IQ-ne politike, per IQ-ne makiaveliste, ku sigursht Rama tashme dominon.

  10. Nuk e ka fajin as Rama e as Berisha.

    Rama dhe Berisha jane dy njerez shume te ndryshem nga njeri-tjetri, por kane nje te perbashket: kane nje empati te egzagjeruar.

    Rama dhe Berisha jane qingjat sakrifikues, jane scapegoats.

    Ju mendoni se bejne ndonje fare jete ata?! Ca mut jete eshte ajo?!

    Imagjinoni nje dite tipike te Rames dhe Berishes!

    Do te donit ju te ishit ne vendin e tyre?!

    Une kurre!

    PS: dhe sigurisht te dy jane te rekrutuar. Dmth. kane nje sponsor pas.

  11. U protestua per 13 muaj ne unazen e re ? Çfare ndodhi ? Asgje . Edhe pse vjedhja ishte galopante dhe i gjati ine u kap gafil ajo perseri u be , biles u be me te njejtin çmim si me pare (dmth 25 milion euro/km perfshire TVSH-ne) . U denua recepsionisti ndersa fajtoret e vertete jo qe nuk u ndeshkuan por mbushen xhepat me parat e shqiptareve .
    U protestua tek teatri per muaj te tere? Çfare ndodhi ? Asgje . Teatri u shemb , shqiptaret humben nje perle te historise se tyre . Tani pritet te ndertohet teatri i ri .
    Doli skandali i uniformave dhe çfare ndodhi ? Asgje , u mbylll sikur nuk kishte ekzistuar fare .
    Biles ketu na ndodhi edhe çudia tjeter , milionat e eurove i paskeshin pas ne dore ca nenpunes te rendomt te KVO-se , ndersa ministri , zv/ministri dhe drejtuesit e tjere te rendesishem te shtetit nuk dinin dhe nuk kishin gje ne dore .
    Skandali i shendetesise po behet terkuze e po tejzgjatet derisa te mbyllet me proçedure .
    U protestua tek “5 Maji” ? Çfare ndodhi ? Shtepite u shemben , fukarait ju vodh prona dhe oligarket do ndertojne pallatet dhe politikanet do te fryjne perseri xhepat e tyre .
    Na doli megaskandali tjeter i inceneratoreve ku i gjati ine me firmat qe hidhte “fap e fap” dhe e gjithe nomenklatura e qeverise qe i kishte duart te zhytura ne korrupsion , po i vidhte (ose me sakt po i grabiste) shqiptaret si kurre me pare . Çfare po ndodh ? Asgje . Po arrestohen ca nenpunesa ndersa elita e mavive e i gjati ine po ndajne parate si dikur piratet ndanin midis tyre plaçken e grabitur .
    Kane dale shume afera korruptive peveç inceneratoreve si porti i durresit , korrupsioni me pseudo investitoret strategjik , shitja e detit , amnistia fiskale , grabitjet me tenderat me çmime super te fryre .

    Kjo eshte arsyeja e pare pse opozita nuk fiton , opozita nuk çon as edhe nje kauz deri ne fund .

    Pak dite me pare u mbyll dosja 184 dhe fajtoret e vertete ja hodhen paq . Pak dite me pare u liruan nga akuzat komisaret e elbasanit qe ishin prezent ne vrasjen qe ndodhi gjate fushates ne Elbasan . Fajtori i vertete qe genjeu hashiqare para kamerave , prokurori Shehaj , u promovua dhe sot eshte anetar i SPAK-ut . Por nuk mjafton vetem kjo . Pak dite me pare nje gazetar i nderuar akuzoi ne SPAK spakun se edhe pse kishte ne dore te gjithe komunikimet ne e-mail midis Zotos dhe “ezmerit” te gjirokastres , komunikime qe kompromentonin totalisht ish zv/kryeministrin dhe ish ministrin e financave me dipllome anglishteje , doli ne perfundimin se nuk kishte pse te ngrinte akuza ndaj tij . Ne po shikojme çdo dite e me shume se te gjitha akuzat ndaj bemave te sektit mavi zveniten ne nje flluske sapuni ose perfundojne me ca akuza koti ndaj ca nenpunesve ordiner qe denohen me gjobe ose maksimumi me kusht . Dhe per ti vene kuroren kesaj mbreterie te drejtesise se rreme shikoni se çpo ndodh me siglen e PD-se nga kjo pseudo drejtesi .

    Kjo eshte arsyeja e dyte pse opozita nuk fiton . Opozita nuk mund te fitoje kur drejtesine e ka totalisht kunder por mbi te gjitha kur drejtesia i bene freskellik vetem pushtetit mavi dhe aq me keq kur kjo drejtesi eshte gjobevenesja me e madhe edhe se vete krimi , politika dhe mafia te marra se bashku .

    Do bejme revolucion thote Berisha , per gjashte muaj do ta hedhim qeverine ne toke por po shohim se jo qe nuk e hodhi qeverine “tuç” por po bie vete tuç . Do bashkoje PD , ne primare do zgjidhen kandidatet me te mire thote Berisha por ne fund as bashkim nuk beri por as edhe ate qe kishte ne dore (cilesine e kandidateve) nuk e beri . Edhe sot qe flasim Berisha nuk ka bere “Mea culpa “ per marrveshjen e 2008 por vazhdon ta mbroje me fanatizem . Mire qe e mbron por ka edhe guximin dhe pretendon te fitoje kur e dine shume mire se ajo formule ishte : kush fiton i fiton te gjitha e kush humbet i humbet te gjitha . I gjati gia’ i kishte te gjitha qe ne shtator te 2013 – es , na u desh edhe idotesia e veprimeve dhe mosveprimeve te Bashes qe pushteti i tij te çelikosej tej e pertej imagjinates se nje mendje tej e pertej perverse . Dhe ti tani kerkon te sfidosh gjatoshin ne fushe dhe ne “prone” te tij o Berisha ? Kerkon ta sfidosh te gjatin tone pa ndryshime e pa vendosur rregulla loje ? Ti kerkon te sfidosh te gjatin tone ne llumin qe ka krijuar vete ? Kur dihet qe ne llum ky pocaqi vetem pluskon sepse ky eshte vete llumi . Kjo eshte njesoj sikur te sfidosh leopardin ne sprint ne mes te savanes , te sfidosh delfinin ne mes te oqeanit , kjo eshte ………. kjo , per te mos thene marrezi eshte diletantizem ose me keq akoma , erresim sysh per te ruajtur menderen tende .
    Ka pothuajse dy muaj qe kryetari i KQZ kerkon nje fond prej 3 milion euro per te blere paisjet elektronike per votimet e majit . Hesht i gjati ine , hesht edhe ti . Kjo tegon se ju nuk doni ndryshimet , as rregullat e lojes , ju doni rrotacion me statusquo . Kete menyre marrje pushteti nuk ke per realizuar kurren e kurres z.Berisha .
    Nuk mposhtet zhuli me zhul por me nje lavazh qe gjithanshem , e ky lavzh jane ndryshimet kushtetuese , vendoja e rregullave te lojes dhe pavaresia e gjyqesorit .
    Kjo eshte arsyeja e trete dhe me kryesorja pse opozita nuk fiton dhe nuk ka per te fituar pa ndryshuar vetveten dhe kushtetuten si dhe pa vendosur drejtesine dhe rregullat e barabarta te lojes .

    P.S
    Dua t’ju beje nje pyetje(per mua retorike) direkte ju z.Bushati dhe ju z.Lubonja dhe nese eshte e mundur dua nje pergjigje ne shkrimet tuaja ose ne emisiont ku ju merrni pjese .

    E zeme per nje çast qe i gjati ine u mund dhe qe sot pushtetin e merr opozita . Tani me thoni çdo te ndodhe neser ? Çfare perfiton Shqiperia dhe Shqiptaret ?
    Mendimi dhe pergjigja ime eshte e thjeshte . Do ikin ca fytyra e do vijen ca te reja por Shqiperia dhe Shqiptaret do lengojne njesoj . Thjesht do kemi vetem ndyshim fytyrash qe do vjedhin e abuzojne dhe bashkepunojne me krimin njesoj (per te mos thene me keq) si me pare .

  12. KJO REZYMEJA E FUNDIT, KA BRUME IDEO POLITIKE DERI AFER FUNDIT, POR ATY NA TREGO ESENCE,,,,,HIKIN DISA, E VIJNE DISA QE PRAPE DO NA VJEDHIN,,, CUDI ME PARASHIKUES TE TILLE, PERFUNDIMI ESHTE,,,,ME MIRE LE TA LEME KETE PUSHTET, SE MIRE JEMI KESHTU ME KETE MENTALITET, PA ROTACION, RRINI NE MONIZEM, RRINI TE SHTYPUR NGA BIJTE E KURVIT QE KANE PUSHTETIN,PRITENI NGA KUSH PERMBYSJEN E KETIJ RREGJIMI.PRA, KA ZJARRFIKES TE SHPRESES, QE ME DINAKERI DUAN TE NA LENE NE KETE VARFERI EKONOMIKO POLITIKE TE TRASHEGIMTAREVE TE SE KALUARES.

  13. Nuk fiton opozita, keshtu mendoj edhe une! Aresye ka plot. Aleanca e PS me krimin, biznesin eshte nje aresye e forte. Berisha nuk te bind kur thote se do te mbroje votat apo votat tona nuk i prek kush. Si do te mbrohet? Askush nuk te sqaron.
    Opozita vazhdon te jete e percare dhe ketu nuk behet fjale per ceshtje numrash por edhe idesh. Nuk ka me perputhje veprimesh midis grupeve. Te dy grupimet duken me ide konfuze dhe sipas meje bien pak ose aspak ndryshim ne fushen e betejes. Sidoqofte une do isha per rrotacion se s’ben. Me patjeter. Por SHBA e ka thene me gojen e ambasadores qe edhe bar do hani e ne pushtet nuk vini me Berishen. Kjo eshte nje aresye tjeter, besoj. Jo e parenderishme, them une. Askush nuk te thote pse u sulmua Berisha. Per korrupsion, nuk besoj. Nuk krahasohet Berisha me Ramen. Amerikanet duhet ta thone pse-ne, por nuk kane ndermend. Kjo favorizon Ramen dhe PS. Do te thote dikush qe amerikanet nuk perkrahin ish komunistet. As qe behet fjale. Jo vetem keta qe jane bijte e eterve kriminele, por edhe baballaret e tyre ne vitet 90 i moren te gjithe ne Amerike me anetare te KQ e te tjere.
    E fundit qe rendis une ne aresyet pse opozita nuk fiton eshte nje teze konspirative, qe, edhe mund te kete ndonje te vertete ne te. Ka mundesi qe nje pjese e grabitjes spektakolare qe i behet shqiptareve te shkoje ne llogarite ofshore te SORROS i cili, me sa duket, jo vetem paguan politikane, por edhe paguhet. Sikur te kete dicka te vertete ne kete mes, i bie qe kot rrime ne kete vend. Nuk ka per te pasur ndryshim apo rrotacion ketu tek ne per shume kohe. Te varfanjaket ka para sa te duash per te gjithe. Aq me teper qe ne jemi te mbaruar e pranojme te mbajme ne kurriz si gomari edhe me shume. Me sa duket SORROS ka goxha akses ne administraten Biden. Ardhja ne pushtet e te djathtes ne Shqiperi do te rrezikonte interesat e ketij miliarderi ultramajtist. Nqs ka dicka te vertete ta keni te sigurt se Rama paguan goxha. Cfare mbetet per ne? Vetem nje gje: permbysje me dhune. Mua kjo ide nuk me pelqen. Por rruge tjeter nuk ka. Vetem perplasja civile zgjidh pune. Me sa duket ka dash bere ne 90-91. Asnje vend europian nuk i ka shpetuar perplasjes civile. Nuk ka pse ne te jemi te priviligjuar. Mos harrojme qe e majta shqiptare pushtetin e mori me arme dhe e mbajti me krime masive ndaj gjthckaje, edhe ndaj te majteve. Si ka mundesi qe ta leshojne pushtetin pa lufte? Pa dhune nuk ka per te pasur as ndryshim, as rrotacion. KAQ.

  14. Nje minute, ti mendon se shumica ne kete vend; jane plehra SOROSIAN te RIVDEKJES si EDVIN KRISTAQI, jane ALDA KLOSI si EDVIN KRISTAQI, jane INCERATORET si EDVIN KRISTAQI, jane PPP si EDVIN KRISTAQI, jane KORRUPSION si EDVIN KRISTAQI, jane FUKSA(PATROZHANISTE) si EDVIN KRISTAQI, jane HAJDUTE si EDVIN KRISTAQI, jane BANDAT me uniforma ose pa uniform si EDVIN KRISTAQI, jo or jo, ja kjo eshte arsyja qe EDVIN KRISTAQI & BANDA RIVDEKJA po bejne cdo makinacion, po perdorin cdo poshtersi. Japin “bonus” mbi “bonus” sepse ky ARMIK i KOMBIT SHQIPTAR, jevgjito-llacifaci EDVIN KRISTAQI, po te mosjete i terrorizuar nga tmerri se s’ka me mbeshtetjen e VULE BRAVES & OPOZITE FALLCO kujtoni se nuk do t’i 2,3 fishonte taksat per 2023 sic ka bere cdo vit, nuk do te 10 fishonte cmimin e energjise, nuk do te vendoste fashen e energjise?! Ky VAMPIR, padin e pa iman, cdo sekonde mendon sesi te vjedhi me shume, sesi te grabisi me shume, sesi te bej keq pafund 24/7, ky eshte fakt, se kualicionit qe ti i referohesh, nuk u krijua tani per zgjedhjet e
    e 14 Majit, kete detaj mos e anashkalo me pirueta llafollogjike, e KEQJA ka qene, eshte dhe do te mbesi, PAKIC e PAKICES, i vetmi ndryshim eshte se nuk do te kete me sherbimet e ofruara haptazi-fshehtazi nga VULE BRAVA, per te tjerat do te gjykojme pas 14 Majit,KAQ!

    1. ShBA dhe krejt aleanca perendimore do ja caje sumen rusit dhe lukashenkos,dhe spiuneve te tyre atidemoktatike dhe antishqiptare .Respekte per z Rama qe mbeshtet aleatin tone gjigand USA .

  15. Salih Ram Berisha eshte shpallur non grata dhe vetem pidhin e nones mund te fitoje Ai eshte leter e djegur dhe duhet arrestuar urgjent per vrasjet e 21 janarit dhe vjedhjen e floririt ne Krrabe si dhe shume aferave te tjera korruptive dhe vrasjeve qe ka bere Ky komunist i ndyre duhet te vdes ne burg

  16. LEXONI KETE ,,,PA EMER, E MOS IA MERRNI PER PATRONAZHIST,. KETA TE GJERIZIT RAMIST PO NA SHITEN ME AMERIKANE SE VETE AMERIKANET. I KUJTOJ KETIJ IDIOTI VETEM THENIEN NE PROTESTEN E TYRE KONDRA NATOS, KUR VENDI PO ANETARESOHEJ, QE THONIN,,N A T E,, CNA DUHET NE NATA. KETA JANE QENERIT E RRACES SE SHKUAR QE KANE KTHYER QIMEN, SE PERBRENDA DIHEN, SHIFEN SE KUSH JANE.

    1. vrasjet janë bërë gjakftohtësisht nga një regjim politik, i cili synoi, në këtë rast t’i jepte një “mësim” opozitës dhe njerëzve të saj, dhe, mbi të gjitha për të ruajtur pushtetin edhe në vitet e ardhshme.

      Në 21 janar u vranë 4 vetë, u plagosën dhjetra të tjerë, mbi 100 u burgosën, shumë më tepër u arrestuan, u rrahën barbarisht, u rrëmbyen në mes të rrugës apo në pragun e shtëpive. Byroisti i fundit ne byrektoren salih metaj Xixa ky kelyshi i spiunit te salihut tani e tregoje antiamerikanizim e tij qe ka fjetur brenda tij

      1. Ju kelyshet e kuq qe jeni kamgrene e ketij vendi duhet te vriteni te gjithe qe te shpetoje ky komb nje here e meire. Ku qifsha ropt brez pas brezi o kurva te kuqe pa dinjitet.

  17. Duke denoncuar rrethimin e selisë blu nga Berisha, në tentativë për ta marrë me forcë, Basha akuzoi për herë të parë Sali Berishën për vrasjet e 21 Janarit. Basha e krahasoi rrethimin e selisë blu me rrethimin e Kryeministrisë në 21 Janar 2011, por saktësoi se ai nuk iu përgjigj rrethimit me zjarr siç iu përgjigj Berisha në 2021 janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *