• |
ide | kryesore

Britania: Asnjë fluks emigrantësh gjatë dy javëve përmes Kanalit Anglez

-Instant, Lajme, Planet



Flukset e refugjatëve dhe emigrantëve në Kanalin Anglez kanë rënë në zero për dy javë, periudha më e gjatë pa hyrje të emigranteve në Britani që nga prilli i vitit të kaluar. Sipas ministrisë britanike të mbrojtjes asnjë emigrant nuk ka mbërritur në vend që nga 2 janari, kur  44 persona kaluan Kanalin Anglez për të mbërritur në Britani.

Por sipas zyrtarëve të qeverisë çdo ulje e fluksit të emigrantëve në dimër është thjesht një fenomen sezonal, duke theksuar se numri i emigrantëve pritet të shënojë rritje nga pranvera.

Sipas një raporti tjetër të publikuar sot, në Angli janë raportuar 73 raste të difterisë tek azilkërkuesit. Megjithatë, asnjë rast i ri nuk është raportuar që nga fillimi i vitit, sipas shifrave nga Agjencia e Sigurisë së Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) që nga 15 janari.

Azilkërkuesit që kanë shfaqur simptoma të sëmundjes ngjitëse janë karantinuar, mes një rritje të infeksioneve në mesin e migrantëve të paligjshëm në Britani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *