• |
ide | kryesore

Britney Spears kujton momentet me Justin Timberlake

Paparazzi, Slider



Britney Spears ka kujtuar së fundmi momentet me ish partnerin e saj, këngëtarin Justin Timberlake.

Përmes rrjetit social, Instagram, ajo ndau disa fotot të vjetra të dyshes duke luajtur basketboll. “Ne luanim së bashku. Atëherë ndodhnin mrekullitë”, shkroi Spears. Më pas ajo zbuloi në një video se kishte bërë një tatuazh të ri në krahun e saj. “Tatuazh në Maui 3 ditë më parë . Nuk mund ta tregoj sepse është e keqe”, u shpreh artistja.

Lëvizjet e çuditshme të mediave sociale vijnë vetëm një ditë pasi bashkëshorti i saj, Sam Asghari, hodhi poshtë aludimet se Britney pati një shpërthim në një restorant.

“Mos e besoni cdo gjë që lexoni në internet”, shkroi aktori në Instagram Story. Deklarata erdhi pasi TMZ publikoi një artikull ku pretendonte se Spears po sillej “cuditshëm”. Megjithatë, një punonjës në restorant tha për Page Six se shqetësimi u shkaktua nga një person tjetër i cili vazhdoi të filmonte Spears ndërsa ajo përpiqej të mbronte fytyrën e saj me një menu.

Punonjësi tha se fituesja e Grammy-t “ishte e mërzitur kuptueshëm” dhe se Asghari “u largua vetëm për pak kohë për të marrë makinën e tyre”. Britney,gjithashtu reagoi ndaj situatës duke thënë: “Po lexoj disa lajme që thojnë se kam patur një shpërthim në publik.  Jam shumë e kënaqur që flasin për mua si një maniake dhe pastaj kanë guxim të flasin për të gjitha gjërat negative që kanë ndodhur në të kaluarën time!!!”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *