• |
ide | kryesore

Djali i Ronaldinho nuk ka ngjarë nga i ati: prova te Barcelona nuk shkoi mirë, ndërhyn presidenti Laporta

-Instant, Sport
Ronaldinho



Ai quhet Joao de Assis Moreira, futbollistikisht është Joao Mendes, por për të gjithë është vetëm djali i Ronaldinho. E nipi i Roberto de Assis, vëllai dhe menaxheri i brazilianit të famshëm, edhe ai një ish-futbollist. Djali është 17 vjeç dhe aktualisht është në provë te Barcelona.

PROVË E STËRZGJATUR

Joao Mendes po luan me “Juvenil”, formacionin që i hap dyert ekipit të parë, edhe më shumë se “filialit”, Barça B. Djaloshi mbërriti në San Joan Despí një javë më parë, me një rekomandim të veçantë. Për të ka ndërhyrë presidenti Joan Laporta, mik i ngushtë me Ronaldinho. Numri një i Barcelonës ka kërkuar që djali, i cili është liruar nga Cruzeiro, të ndiqet me vëmendjen maksimale. Përshtypja e parë e teknikëve të La Masías nuk ishte shumë pozitive. Atëherë Laporta kërkoi një analizë teknike shtesë. Idea është t’i jepet Joas Mendes pak më shumë kohë për të bindur drejtuesit e Juvenil për cilësitë e tij. Presidenti do të ishte i kënaqur të merrte në krah djalin e lojtarit simbol të mandatit të tij të parë. E për këtë arsye audicioni i Joao Mendes po zgjatet.

Lexo më tej: Jeta e çmendur e Ronaldinhos në Meksikë: “Në Cancún me avion privat, kurrë nuk stërvitej të hënën…”

QENDËRSULMUES

Djali ishte bashkuar me Cruzeiro, nën një emër të rremë për të shmangur spekulimet. E mbi të gjitha pritshmëritë e ekzagjeruara, kur ishte 14 vjeç. Ai është mëngjarash, 1.78 i gjatë dhe është qendërsulmues. E ëma është Janaínna Natielle Mendes, e vetmja grua me të cilën Ronaldinho pati një fëmijë. Joao ka lindur më 25 shkurt 2005, në kohën e lavdishme të babait të tij te Barcelona. Për një muaj ai mbush 18 vjeç dhe do të donte ta festonte i veshur me blaugrana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *