• |
ide | kryesore

Drejt mbylljes dosja 184/ Asnjë ditë burg për blerësit e votave në Dibër

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Para se ta përplaste shuplakën mbi tavolinën i rrethuar nga ministrat e tij, Edi Rama e mbylli mbledhjen e parë të vitit me një mesazh euforik “Mbi bazën e 2022, kemi arsye të besojmë se 2023 do ta bëjmë… tërmet”.

Në fjalorin politik të socialistëve, “tërmeti” simbolizon rezultatin e bashkisë Dibër në 2016, bazuar në disa biseda të përgjuara të Damian Gjiknurit me elementë kriminalë.

Në të njëjtat përgjime u kap edhe Edi Rama që i kërkonte arritjen e objektivave njërit prej blerësve kryesore të votave në Dibër, Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme.

Karikaturë e lidhur me përgjimet e Dosjes 184

Nga përgjimet e “Dosjes 184” u provua angazhimi i shefave të policisë në zgjedhje, presioni ndaj mësuesve për votën, shpërndarja e parave për 20, 30 apo 40 mijë lekë për një votë, përfshirja e njerëzve të krimit etj.

Atëherë pse i shpërndan kryeministri të njëjtat mesazhe si në përgjimet e “Dosjes 184”, kur aty janë faktuar mënyrat e paligjshme me të cilat mbledh votat Partia Socialiste?

10 përgjimet e BILD/ Dëgjoni ç’bënë në Dibër, Gjiknuri, Tahiri, Qefalia, Ymer Lala…

Dështimi i drejtësisë me krimin elektoral në Dibër

Arsyeja e parë se pse Rama evokon “tërmetin” e Dibrës është se u dërgon të tijëve një mesazh. Kryeministri nënkupton faktin se për zgjedhjet e 14 Majit rezultati duhet të arrihet me të njëjtin model si në zgjedhjet e Dibrës, pavarësisht se si u arrit ai.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se drejtësia pati një dështim spektakolar para masakrës zgjedhore në Dibër. Madje ditët e fundit, në Gjykatën e Dibrës po i shpëtojnë burgut dy të pandehurit e fundit.

Prokuroria e Dibrës kërkoi 3 vite burg të konvertuar në dënim me kusht për 4 vjet për ish-shefin e Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga dhe 2 vjet burg të konvertuar në 3 vjet shërbim prove për ish-administratorin e njësisë Lurë Hasan Hoti, të akuzuar për tjetërsim të votave.

Pretenca e prokurorisë do të thotë se asnjë nga të pandehurit nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Vendime të ngjashme u morën edhe për Drini Gjecin dhe Nuri Medën në të njëjtën dosje. Asnjë prej tyre nuk bëri asnjë ditë burg.

Gjeci u dënua me 8 muaj burg të konvertuar në 120 orë punë publike, ndërsa Meda u dënua me 8 muaj burg të konvertuar në 16 muaj dënim me kusht.

Arben Kraja, shefi i SPAK

Si i shpëtuan hetimit Rama dhe deputetët

Praktikisht çështja u varros kur Arta Marku vendosi ta dërgojë dosjen për hetim në prokurorinë e Dibrës duke ndryshuar akuzën nga “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”. Pastaj ishte kreu i SPAK, Arben Kraja që nuk e mori nën hetim “dosjen 184”, pavarësisht kthimit nga prokuroria e Dibrës. Duke e trajtuar si një “patate të nxehtë”, Arta Marku dhe Arben Kraja e shmangën hetimin e çështjes, duke ia lënë barrën prokurorisë së Dibrës, që ankohej se kishte konflikt interesi me të pandehurit dhe se nuk kishte burimet e mjaftueshme ta hetonte atë dosje.

Prokuroria e Dibrës nuk guxoi të marrë në pyetje asnjë nga qeveritarët e Partisë Socialiste që dolën në përgjime. Kryeministri Edi Rama nuk dha llogari se përse bisedonte me një njeri që blinte vota në Dibër. Nuk u pyetën as politikanët e tjerë socialistë megjithëse shefat e policisë komunikonin direkt për votat me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe deputetët socialistë, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu, Artan Gaçi etj.

Asnjë prej tyre nuk u hetua, madje edhe vetë personi që komunikonte me kryeministrin Rama dhe më pas drejtonte operacionin e blerjes së votave u përjashtua nga hetimi. Akuzat për Arben Keshin, ish Drejtor në Ministrinë e Brendshme ranë pas tejkalimit të afateve, ndërsa Rama i quante përgjimet “sallatë fjalësh”.

Kronologjia e varrosjes së “Dosjes 184”

Lapsi.al ka ribërë edhe njëherë kronologjinë e këtij mashtrimi të madh për të kuptuar se sa e lehtë është të tallesh me drejtësinë e re, njësoj si me të vjetrën.

11 Shatator 2016/ Në Dibër mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale pas shkarkimit të kryebashkiakut socialist Shukri Xhelili i cili ra pre e një videopërgjimi seksual. Situata ështe e tensionuar dhe palët politike përdorin te gjitha mjetet

1 Shtator 2016/ Në dy javët e fundit opozita vëren një mobilizim anti ligjor të aparatit shtetëtor, Në 1 shtator PD bën kallëzim penal për manipulimin e votave në Dibër, duke nisur hapjen e dosjes së famshme 184. Opozitës do ti mungonin më shumë se 4 mijë vota në krahasim me zgjedhjet një viti më parë.

8 Shtator 2016/ Prokurori i dosjes së sapo hapur Gentian Tërnova vë në përgjim mbi 20 persona të dyshuar se po merreshin me manipulimin e zgjedhjeve. Sikurse do merrej vesh me vonë në rrjetën e tij bien peshqit më të mëdhenj të mundshëm, duke filluar që nga kryeministri.

Qershor 2018/ Prokurori Gentian Trenova shkarkohet nga Vettingu, për parregullsi të vogla në blerjen e një apartamenti, pavarësisht se e gjithë pasuria e tij u gjet e justifikuar nga burime të ligjshme financiare. Pas publikimit të përgjimeve nga Bild, Kryeministri Rama e sulmoi atë në Tëitter: “Ky është i gjithi një skandal i turpshëm,i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgjë”.

Qershor 2019/ Tabloidi gjerman Bild publikon përgjimet audio të grabitjes së votave në Dibër. Bild që e quan Shqipërinë një “shtet Gangster” zbrardh bisedat mes Edi Ramës dhe një ish shefi policie që gjat periudhëz së zgjedhjeve punonte në ministrinë e rendit, ku ky i fundit i zotohet se po e realizonte objektivin. Aty dëgjohen edhe Saimir Tahiri, Hulsi Manja, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu që janë të përfshirë në blerjen e votave, përdorimin e policisë dhe kërcënimin e mësuesve me vendin e punës në funkdion të zgjedhjeve.

Korrik 2019/ Pasi janë ndryshuar tre prokurorë dhe pasi nuk është bërë asnjë hetim me gjithë përgjimet spektakolare që gjendeshin në dosje, “184-a” merr një kthesë rrënjësore. Pasi ka votuar në mënyrë antikushtetuese Arta Markun si Kryeprokurore të përkohshme, kjo e fundit vendos gati tre vite pas hapjes së çështjes se dosja duhet të kalojë nga krimet e rënda drejt prokurorisë së Dibrës.

Korrik 2019/ Vendimi për ta larguar këtë patate të nxehtë e cila ishte bërë publike pas zbardhjes së përgjimeve u mor nga prokurori Klodian Braho i cili vendosi për të ndryshuar kualifikimin e veprës penale nga “grupi i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar nga Arta Marku, kjo përcaktoi edhe juridiksionin e dosjes jashtë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gusht 2019/ Prokuroria e Dibrës refuzoi disa ditë më vonë të marrë në dorëzim dosjen, duke pretenduar se prokurorët ishin në konflikt interesi me çështjen dhe se nuk kishin mjaftueshëm staf për ta përballuar atë. Ata kërkuan ndërhyrjen e ish-kryeprokurores Marku për ta kthyer çështjen te Krimet e Rënda, por pretendimet e tyre u konsideruan të pabazuara.

22 janar 2020 / E frymëzuar nga fakti se tashmë ishte ngritur SPAK dhe se reforma në drejtësi mund të jepte frytet e para prokuroria e Dibrës e ridërgon dosjen në Tiranë, me shpresën se tashme dyshjae kapur nga PS, Arta Marku Donika prela nuk do ta kthenin më pas atë. Prokuroria e Dibrës e ndërmer këtë akt duke e rikualifikuar dosjen ku imlikoheshin sferat më të larta të qeverisë si ‘grup i strukturuar kriminal’ gjë që nuk mund të shqyrtohej më prej saj

27 janar 2020/ Pa u mbushur java, njësoj si paraardhësja e saj Prokuroria e Krimeve të Rënda, SPAK e rikthen dosjen në Dibër. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i tha atëherë agjensisë BIRN se procedimi i nisur për manipulimin e votave në Dibër nuk ishte kompetencë e tyre. “Nga shtatori deri në janar nuk është kryer asnjë veprim hetimor nga prokuroria e Dibrës. Është kualifikuar si ‘grup i strukturuar kriminal’ pa pasur asnjë element të ri,” bëri alibinë Kraja. “Asnjë prej personave të shënuar në procedim si të dyshuar, nuk janë subjekte që hetohen nga ne,” u justifikua shefi i SPAK.

18 dhjetor 2020/ Prokuroria e Dibrës e cila që në fillim e kishte shpallur konfliktin e saj të interesit dhe mungesën e kapaciteteve për të hetuar vjedhjen e votës e vulos dështimin e kësaj dosjeje. Ajo mbyll hetimet duke lënë të lirë pëeshqit e mëdhen dhe akuzuar vetëm 4 cironka: Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, i akuzuar për shpërdorim detyre; Drini Gjeçi, ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve; Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin, akuzuar për shpërdorim detyre.Hasan Hoti, Njësia administrative Lurë, akuzuar për kanosje të zgjedhësve. E bukra është se akuza as ka marë mundimin të hetojë për arkitektët e vjedhjes, por edhe për ata që ua ka vërtetuar shitblerjen e votës ka gjetur justifikimin. Prokuroria ka konstatuar se Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.

13 Dhjetor 2022/ Dy ish-zyrtarë të Partisë Socialiste në Dibër, ish-Drejtori i Zyrës Arsimore Drini Gjeci dhe Nuri Meda ish-Administratori i njësisë Tomin u dënuan nga Gjykata e Dibrës me 8 muaj me kusht, “për shpërdorim detyre” dhe “kanosje e dhunim të votuesve”

17 Janar 2022/ Prokuroria e Dibrës kërkoi 3 vite burg të konvertuar në dënim me kusht për 4 vjet për ish-shefin e Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga dhe 2 vjet burg të konvertuar në 3 vjet shërbim prove për ish-administratorin e njësisë Lurë Hasan Hoti, të akuzuar për tjetërsim të votave./Lapsi.al

https://lapsi.al/2021/03/02/gazetarja-e-pyet-per-dosjen-184-rama-e-intimidon-duke-i-permendur-pronarin-e-televizionit/



26 Comments

  1. I di shoqja Kim keto çvillime?
    Po Zotii Escobar qe kercet gishtat mbi tryeza demokratesh???
    hahahahahahahaha

  2. Ça ka per tu çuditur ketu????????????
    Selanik e tatepjete keshtu ka qene e keshtu do jete .
    Rrofte partia , rrofshin hajdutet , rrofte palloshi .

    1. Do habitesha tej mase nese do denoheshin manipuluesit dhe hajdutet e vertete .
      Arb , ne kete vend çudia nuk çudit as vetveten e jo me njerezine , marrezia ka kap majat .

  3. I forti e mund te dobtin, ky eshte ligji themelor i zhvillimit te historise qe nga fillimet e saje.

    Kush pyet se si fitoi , por kush fitoi. Qellimi justifikon mjetet eshte aksioma e fituesve, ata

    nuk ndalen para vargojve morale qe lidhin te dobtit. PS ka qene fituese qe nga viti 1944

    e ndoshta do te jete per nje kohe shume te gjate sepse ka qene e qarte ne qellimin e saje

    per ta marre e mbajtur pushtetin me cdo kusht, kur ishte Parti Komuniste e Parti e Punes

    ishte brutale, e pameshirshme deri ne zhdukjen fizike te kundershtareve dhe atyre qe nuk

    nenshtroheshin, ndersa sot qe nuk mund te perdori mjetet e dhunes e te eleminimit fizik te

    kundershtarit manipulon zgjedhjet, blen eksponente te opozites, blen mediat, perdor shtetin

    per te mbajtur pushtetin me nje fjale perdor armet e kohes per te mbajtur pushtetin.

    E ku eshte problemi ketu ? Ah, po , u shkelen rregullat do thoshin moralistet, epo mire moralistet

    te mbajne rregullat ndersa PS pushtetin e pamoralshem. Le te vajtoje PD e opozita sa te doje

    i dobti vajton, e ankohet, se po te ishin te forte as ne mend nuk do ti shkonte PS te bente ate

    qe beri ne Diber, Durres e gjithe Shqiperine. Ta gezojne opozitarllekun se edhe kaq e kane teper.

    1. E ke gabim.
      Nuk eshte ceshtje te fortesh. ne 1944 ishte nderhyrje nga jashte dhe ekuilibrash te rinj ne europe.

      Sot asnje vend ne europe nuk e prek voten.

      Por ka vetem nje vend narkoshtet sic e beri rama shqiperine.

      Per ta marr pushtetin e merr edhe sot por me vote ama.

      Dhe zgjedhje ska, kjo eshte e keqja jone sepse bishtat e 1945 nuk u crrenjosen ne emer te bashkejeteses.
      Rama eshte me i dobeti nder vite, mezi fiton edhe pse ka uzurpuarcdo pushtet. me gjithecka dhe prape eshte deshtak.
      Sukses quhet qeverisja e mire jo ramanarkoshteti.

      Mos enderro per fuqi , apo te forte , apo si e merr njeri apo tjetrin pushtetin ne shqiperi. Jane kot balanca forcash ka ne nivele fuqish boterore jo pordheshsi shqiperia.
      Shqiperia te beje punen sic duhet sic e ben sllovenia bullgaria kroacia sllovakia lituania etj vende modeste europiane. Lejini karizmat e fuqise forcave etj

  4. Kjo eshte drejtesia qe taksa paguesit amerikan kontribuan por harruan qe kishin nje Kim dhe Eskobar qe jane pale me mafien sorosiane

    1. Bravo USA dhe BE per drejtesine skandaloze qe krijuat
      Nje gjygj tani shkon nga 8-10 vjet
      Ju lumte per katrahuren qe bete
      Ky i dosjes eshte nje nga shembujt

      1. Po pse u ryri gjemb ne kembe lu peshkatarit sorekllles vllahutin, seqiut etj??
        Hic or hic. Erdhen ,moren para kapen orgazmen, hengren e piine, dhe ne fund e dhjene drejtesine

        Ky ishte projekt fondacionesh. Ke pare sukses me noi projekt fondacionesh me fonde qeverish per me teper??

        Shih si po pjerdhin edhe albini edhe ali ahmeti me teorite e vetingut. E shohin si projekt qe te mundeson 3 mandate.

        Drejesia kishte korrupsion por kishte hapesira, tani korrupsioni eshte 5 fishuar dhe ska fare afate.
        Sot nje skapist merr 5 milion leke ne muaj, dhe s kenaqet me 1 apo 2mije euro. Valon 5 mije euro e siper per ceshtjet e thjeshta dhe me kusht te gjesh doren qe ja jep. Dora do nje 500 vete. Dhe ta japin ceshtjen si e do pavaresisht drejtesise. Pervecse e korruptuar eshte e shitur shtrenjte dhe keq kjo drejtesia e re e vetingut

        Nuk ka drejtesi .eshte totalisht kot. Mos i zente halli

    2. Marrin leke. Ridhjerja arketon 2 deri 5 miliarde euro ne vit.
      I japin sorros mbajne per vete paguajne dhe zyrtaret kimete apo eskobar sot e shume tjere me pare.
      Vidhen dhe trafikohen shuma te frikshme per shqiperine.

  5. A e shpini ndermend ndonjehere pse shqiptaret edhe kur i semuri i Bosforit po jepte shpirt e therrisnin duam baben? Jemi nje race inferiore perballe cdo te huajt.Presim cdo te thone ata per gjithshka qe ndodh ne vend sikur ne nuk i jetojme gjemat e qeverive hajdute. Po do vuajne shqiptaret se ata nuk e duan lirine,jane komb zvaranikesh

  6. Ore ça prisni që të dënohej ndokush!!! Këtu është instaluar diktatura dhe s’ka si të dënojnë lëshojnë ndonji sa për të thënë që ja ne kemi shtet funksional!!Ata rilindas që i sjellin fitore palloshit nuk i dënon.

  7. Asnje dite burg sepse me dite burg e keni parashikuar ju te Lapsit sentencen?! 😀

    E po per fatin tuaj te keq s’jeni gjykates! Jeni thjesht ca gazetaruce qe shkruajne ne nje blog ku vetem me 2 muaj nderhyrje nga ana e te sipershkruarit ju eshte rritur audienca me 100K. Kaq. Ketu fillon, ketu mbaron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *