• |
ide | kryesore

Katër të arrestuar në Vlorë për korrupsion, drøgë dhe pengmarrje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vlorë



Katër persona në kërkim për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës.

Forcat e policisë arrestuan shtetasin M. M., 64 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po kështu është arrestuar Arsen Shyti, 39 vjeç, banues në këtë qytet, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Vlorës e ka dënuar me 3 vjet, 3 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë kapur gjithashtu shtetasit Miky Ibrahimi, 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe Eliton Demiraj, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *