• |
ide | kryesore

Medikamentet dhe pasojat që po i bëjnë lojtarët të sëmuren, Raducioiu i trembur: “Çfarë kishte në serumin që na bënin?”

-Instant, F1, Sport
Raducioiu



Vazhdojnë të bëjnë zhurmë deklaratat tronditëse të Dino Baggio për terapitë të cilave i nënshtroheshin futbollistët në vitet ’90. Pas përgjigjeve të Alberto Di Chiara dhe Alessandro Melli, nga Rumania vjen edhe dëshmia e Florin Raducioiu për këtë çështje. “Bëja serum me një lëng rozë – shpjegoi ish-sulmuesi i Barit, Veronës, Brescias dhe Milan -. E pranoj, kam marrë edhe disa ilaçe. Tani do të telefonoj mjekun që na ndiqte te Brescia për të kuptuar më shumë – shtoi ai -. Për të gjetur se çfarë ilaçesh kam marrë në Milano, Brescia dhe Verona”.

Shumë i goditur nga vdekja e Mihajlovic dhe Vialli dhe nga deklaratat e mëvonshme të Dino Baggio, Raducioiu, tani 52 vjeç, rriti dozen e aludimeve. Ai përkufizoi një pamje shqetësuese të praktikave mjekësore në përdorim në vitet në të cilat luante në fushat e Serie A. “Ne nuk e dinim se çfarë merrnim. Na kanë thënë gjithmonë se ishin vitamina, glukozë – tha ai në emisionin “Sport Report” në Orange Sport -. Gjatë gjithë kohës bënim serum me këtë lëngun rozë, në prag të ndeshjeve, e mbaj mend shumë mirë”.

Lexo më tej: Baggio kërkon të ndryshojë rregullat: “Skandaloze që Italia nuk është ‘me të drejtë’ në Botëror”

Një rikonstruksion i vigjiljes së ndeshjeve të destinuara të rihapin debatin për çështjen e dopingut gjatë viteve ’90. Kjo do të nxisë dyshime dhe shqetësime të reja për lojtarët e asaj epoke. “Në Milano merrnim të tjera gjëra, pilula. E thashë para dhe pas vdekjes së Gianluca Vialli, aty ishte edhe Gică Popescu – përfundoi Raducioiu -. Duhet të pyesim veten pse ndodhin këto vdekje të parakohshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *