• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Lumi Buna del nga shtrati në Muriqan dhe Oblikë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Moti i keq ka përfshirë vendin ditët e fundit. Reshjet e shiut kanë sjellë problematika në bashkinë e Shkodrës. Në përditësimin më të fundit të situatës raportohet se ka dalje të lumit Buna në Muriqan dhe Oblik dhe sipërfaqja e përmbytur është 275 hektarë.

Edhe në Shkodër ka mungesë të energjisë elektrike në të gjitha njësitë administrative. Po ashtu është rritur niveli i përrenjve dhe ka dalë nga shtrati përroi në Dedaj-Bogë. Për këtë arsye kalimi bëhet me rrugë alternative. Emergjenca Civile në Bashkinë e Shkodrës bën me dije se po monitorojnë situatën në terren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *