• |
ide | kryesore

Moti i keq përfshin vendin, anulohen lundrimet në portin e Durrësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Moti i keq që ka përfshirë gjirin e Durrësit që nga dita e hënë sjell problematikat e para.

Ndërsa kushtet atmosferike po shkojnë drejt përkeqësimit dhe lundrimi në det të hapur është i pafavorshëm deri në përmirësimin e motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se janë anuluar nisjet nga Bari dhe Ankona drejt Durrësit, gjatë ditës së sotme.

“Si pasojë motit të përkeqësuar dhe kushteve jo të favorshme për lundrim në daten 17.01.2023, anullohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin AF MARINA , gjithashtu anullohet dhe nisja nga Ankona për Durrës me tragetin AF CLAUDIA”,- njofton DPD.

Lundrimet pritet të nisin nesër dhe pasnesër (e mërkurë, e enjte)

“Trageti AF MARINA rinis linjën Bari -Durrës nesër ditën e mërkurë datē.18.01.2023, kurse trageti AF CLAUDIA rinis në linjën Ankona-Durrës diten e enjte datë 19.01.2023”,– shkruan DPD në postimin në rrjete sociale.

Ndërkohë dy tragetet e linjës së Bari – Durrës kanë mbërritur në kohë mëngjesin e sotëm dhe janë ankoruar në kalatën respektive.”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë e Përgjithshme Detare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *