• |
ide | kryesore

Përplasje derbi në Kupën e Shqipërisë: sot tre ndeshjet e fundit për turin e dytë

-Instant, F1, Sport
derbi



Tre takimet e të mërkurës do të kompletojnë panoramën e ndeshjeve të vajtjes për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Skuadrat e Grupit B do të kërkojnë sigurisht rezultatin pozitiv në ndeshjet e para, për ta patur cështjen e kualifikimit sa më të lehtë në kthim. Sfida delikate, ku spikat sigurisht derbi i Superiores mes Erzenit e Teutës.

Dy skuadrat vijnë nga pozita të ndryshme në renditje, me shijakasit në pozita komode e durrsakët çuditërisht në zonën mbijetesë. Natyrisht, eksperienca është në anën e skuadrës së Martinit, që vjen nga një fitore shumë e rëndësishme në kampionat me Kastriotin. Kështu, Kupa nuk mund të fshihet është është shndërruar në objektiv prioritar për Blutë, që e kanë këtë derbi me Erzenin edhe si një test nëse vërtetë mund të konsiderohet e kaluar kriza e përjetuar në gjysmën e parë të kampionatit.

Lexo më tej: Video/ Favoritët hipotekojnë kualifikimin: Tirana, Partizani, Vllaznia e Laçi shëtisin në Kupën e Shqipërisë

Apolonia do të presë në Loni Papuciu Kukësin e shumë ndryshimeve. Vetëm një goditje deri tani e shumë largime nuk mund të thuhet se e kanë forcuar skuadrën veri lindore, që në pritje të ardhjeve të tjera, shpreson të kalojë pengesën e fierakëve që militojnë në Kategorinë e Parë. Egnatia e Shpëtim Duros udhëton drejt Korcës për të luajtur kundër Skënderbeut. Një ndeshje nostalgjike për teknikun, që gjen ish-skuadrën në Kategorinë e Parë. Korcarët megjithatë duan promocionin dhe preferojnë t’i luajnë shanset e tyre edhe në Kupë.

KUPA E SHQIPËRISË, TURI I DYTË

18.01.2023
GRUPI B
Apolonia-Kukësi ora 13:00
Erzeni-Teuta ora 16:00
Skënderbeu-Egnatia ora 13:00



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *