• |
ide | kryesore

Presidenti thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare, zbardhet data

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Presidenti dekreton ndryshimet në qeveri



Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vendosur të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, organi këshillimor, i cili mbështet atë në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore.

Mbledhja do të mbahet me datë 23 janar, në orën 14:30, dhe pritet të ketë si temë kryesore analizën e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës. Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe 7 ministra: i mbrojtjes, drejtësisë, punëve të brendshme, financave, transportit, punëve të jashtme dhe energjisë.

Anëtarë e tjerë janë Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ndërkohë që presidenti mund të ftojë edhe personalitete të tjera.



4 Comments

  1. Dikush t’i thote ketij krye.arit te shtetit qe te mundohet te flase sa me pak:

    Këta shqiptarë janë në Shqipëri dhe kudo në botë, edhe atje ku ka zyrtarë të lartë të cilët duhet të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor duke i rënë në qafë emrit të shqiptarit. Dështimet mos i fshihni pas shqiptarëve, është shprehur Begaj.

    Para Trupit Diplomatik:
    “Dhe, rasti më  i freskët është sulmi kibernetik ndaj shtetit shqiptar, sulm i strukturuar në skuta totalitare dhe i lëshuar dëshpërimisht ndaj një vendi të lirë e demokratik. Ndoshta agresorët e fshehur pas pushteteve anti-demokratike mendojnë se vendi ynë i vogël gjeografikisht mundet shpejt e thjeshtë. Por mesa duket, nuk njohin as historinë, dhe as Shqipërinë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *