• |
ide | kryesore

Shi dhe dëborë në veri të Shqipërisë, Kukësi e Shkodra dy qarqet me më shumë probleme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I gjithë territori i vendit vijon të mbetet nën pushtetin e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

Sasinë më të madhe të reshjeve e kanë marrë qarqet Kukës dhe Shkodër, të cilat në zonat malore mbi 800 metra kanë qenë në formën e borës. Në zonën Dedaj-Bogë reshjet janë shoqëruar me erë të fortë. Reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë fryrje të lumenjve dhe përrenjve, duke shkaktuar probleme me rrëshqitjen e dherave dhe gurëve.

Si pasojë e reshjeve të dendura të borës në Bogë dhe Theth ka pasur dhe ortekë, por kompania kontraktore ka bërë të mundur mbajtjen të hapura të rrugëve me borëpastrues.

Shirat me intensitet, por edhe shkarkimet nga hidrocentralet kanë rritur nivelin në liqenin e Shkodrës.

Sipas të dhënave të autoriteteve vendore niveli i lumit Drin te ura e Bahçallëkut shënon kuotën 6.20 m me një rritje prej 15 cm, krahasuar me mëngjesin e së mërkurës. Niveli i liqenit shënon nivelin 7.55 m me një rritje prej 15 cm.

Ndërkohë që lumi Buna ka dalë nga shtrati në Muriqan dhe Oblike duke përmbytur rreth 275 hektarë tokë.

Situata e motit të keq ka pezulluar lundrimin në portin e Durrësit, teksa tragetet drejt Barit dhe Ankonës nuk u nisën as këtë mëngjes.

Autoritet bëjnë të ditur se situata është nën monitorim, pasi prurjet në lumenj pritet ta arrijnë pikun në datën 20 Janar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *