• |
ide | kryesore

Tronditet Kosova/ Po përgatitej αtentαt ndaj kreut të LDK-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ldk



Mediat e Kosovës thonë se shërbimet partnere kanë dhënë informacione për planifikimin e një αtentati ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj partie. Gazeta Express shkruan se një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si objektiv i një sulmi të mundshëm ka dhënë deklaratën e tij para policisë përpara gjysmë ore në një prej stacioneve të Prishtinës.

Sipas të njëjtave burime shërbimet partnere të Kosovës kanë zbuluar informacionin dhe madje kanë identifikuar grupin që po planifikonte atentatet. Duke qenë se këto informacione janë konsideruar jashtëzakonisht të besueshme është vendosur të vihen në dijeni krerët e LDK-së dhe organet e rendit.

“Njëri nga deputetët, i cili është objektiv i një atentati të mundshëm, e ku bën pjesë edhe Kryetari Abdixhiku, kanë deponuar krejt informatat që disponojmë në Policinë e Kosovës”, – tha burimi i Gazetës Express.

“Ne besojmë se Policia duhet ta trajtojë me seriozitet këtë rast, meqë informatat dhe shërbimet partnere të Kosovës që kanë arritur deri tek informacionet për atentat ndaj krerëve të LDK’së, janë jashtëzakonisht serioze”, – shtoi zyrtari i LDK-së, që foli në kushte anonimiteti të mërkurën mbrëma.

Gazeta Express thotë se nuk ka arritur ende ta konfirmojë nga organet zyrtare këtë informacion. Ajo që është konfirmuar edhe nga burime tjera është se informatat për planifikimin e vrasjes së Kryetarit të LDK’së dhe disa deputetëve të partisë së tij, kanë ardhur të mërkurën pasdite. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *