• |
ide | kryesore

Video/ Inter feston në Riad Superkupën: Milan shembet 3-0 nën goditjet e Dimarco, Dzeko e Lautaro

-Instant, F1, Sport, Video
Inter



Inter triumfon në edicionin e 35 të Superkupës së Italisë, i dyti radhazi dhe i shtati në historinë e tij. Në Riad (Arabia Saudite), zikaltrit mposhtën Milan 3-0 në një ndeshje pa histori. Në minutën e 10′ Dimarco zhbllokoi ndeshjen, duke marrë një asist nga Barella në shtyllën e dytë. Dzeko dyfishoi epërsinë në minutën e 21′, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes kuqezi. Skuadra e Inzaghi kontrolloi reagimin e Milan në pjesën e dytë dhe mbylli historinë në minutën e 77′. Një e djathtë e shkëlqyer e Lautaro Martinez vulosi trisin. Në minutën e 92′ traversa e Rebiç ishte shumë pak për një Milan të shuar. Për Inzaghi është triumfi i katërt, një rekord i ndarë me Marcello Lippi dhe Fabio Capello.

Inter ngre në qiellin arab Superkupën e Italisë, trofeu i tretë në 12 muajt e fundit. Përkeqësohet kriza e Milan, që ka nisur shumë keq vitin 2023. Buzëqesh Inzaghi, Mbreti i Superkupave: tashmë janë katër në palmaresin e tij e në finale fiton gjithmonë. Në King Fahd International Stadium në Riad nuk pati praktikisht ndeshje. Zikaltrit kaluan në avantazh të dy golave, me Dimarco dhe Dzeko. Në harkun e 11 minutave (nga 10′ deri në 21′), ndeshja u duk e vendosur. Më pas ata kontrolluan reagimin e kundërshtarit, për të thënë të vërtetën asnjëherë në lojë. Pioli do të kthehet në Itali plot shqetësime dhe pikëpyetje. Tekniku shpresonte në një reagim pas daljes nga Kupa e Italisë dhe dy barazimeve në kampionat. E përkundrazi u dërrmua si në derbin e kthimit të Kupës së Italisë sezonin e kaluar.

PIKA E KTHESËS NË KAMPIONAT

Shumë keq në mbrojtje (9 gola të pësuar në 5 ndeshjet e fundit), me shumë gabime dhe hapësira të dhëna. Tashmë java e fundit e fazës së parë në fushën e Lazio është shqetësuese. Ndërsa, Inter me një tjetër trofe në vitrinën e tij do të kërkojë suksesin me Empolin të hënën. Ai në Arabinë Saudite mund të jetë suksesi i kthesës përfundimtare të sezonit, me kusht që Napoli të ngadalësojë ritmin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *