• |
ide | kryesore

Video/ Lineker komentonte ndeshjen direkt në BBC me rënkime “hot” në sfond: “sabotazhi” e bën të qeshë

-Instant, Sport, Video
Lineker



Rënkime dhe tinguj të pangatërrueshëm “të nxehtë”. Kjo ndodhi gjatë transmetimit para ndeshjes së FA Cup mes Wolverhampton dhe Liverpool. Gjatë prezantimit televiziv të ndeshjes (1-0 për Reds), ish-sulmuesi anglez Gary Lineker u vu në siklet përballë të ftuarve të pranishëm në studio: Paul Ince dhe Danny Murphy dhe në lidhje direkt Alan Shearer. Në sfond dëgjohej një audios me përmbajtje qartësisht seksuale gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Dukshëm në siklet, por edhe duke qeshur, Lineker komentoi ‘Nuk e di kush e bën këtë zhurmë’. Ai ishte në lidhje me ish-futbollistin dhe flamurin e Newcastle United, Alan Shearer, komentator i ndeshjes në stadiumin Molineux. “Ndoshta dikush po i dërgon diçka në telefonin e dikujt tjetër. Nuk e di nëse është dëgjuar nga shtëpia”, vazhdoi drejtuesi për të thyer klimën e sikletit.

Lexo më tej: Arbitri nxjerr në ankand topin e “Dorës së Zotit”, tërbohet Lineker: “Përfitim nga gabimi më i madh i historisë”

ZBULOHET SI NDODHI SABOTAZHI

Ndërkohë, BBC u ka kërkuar falje ndjëksve të tij për audion: “Kërkojmë falje për të gjithë shikuesit që u ofenduan gjatë këtij momenti. Po hetojmë se si mund të ketë ndodhur diçka e ngjashme”, ky është komenti i transmetuesit britanik. Audio me rënkime të qarta seksuale e transmetuar drejtpërdrejt gjatë FA Cup, me sa duket ka qenë një sabotim. Ai është kryer nëpërmjet një telefoni celular të ngjitur në pjesën e pasme të studios, siç shpjegon vetë Lineker në Tëitter. Më pas, ish-futbollisti postoi një foto të një smartphone në llogarinë e tij duke shpjeguar se ai ishte gjetur “i ngjitur në pjesën e pasme të studios”. “Ishte gjëja më qesharake që më ka ndodhur vitet e fundit”, ishte komenti i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *