• |
ide | kryesore

Video/ Suarez tre gola në 38 minuta e një trofe: Pistolero pushton Brazilin në debutim

-Instant, Sport, Video
Pistolero



I mbërritur në Brazil si lojtar i lirë pas një qëndrimi të shkurtër në atdhe me Nacional, Luis Suarez lë pas zhgënjimin në Katar me Uruguain, me një prezantim ëndërrash me tifozët e tij të rinj të Gremios. Në fakt, ish-sulmuesi i Barcelonës bëri debutimin e tij me Immortal Tricolor me një trigolësh. Pistolero mbylli historinë e ndeshjes në 38 minuta, duke fiksuar rezultatin 4-1 ndaj Sao Luiz. Një triumf që i dha Pistolero trofeun e Recopa Gaucha. Bëhet fjalë për Superkupën që luhet mes fituesit të kampionatit të shtetit Gaucho 2022 dhe atij triumfues në kupë.

Lexo më tej: Video/ Eliminimi i Uruguaj, fajësohet arbitrimi: Cavani kap me grushte monitorin VAR: “Nuk na respektojnë”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *