• |
ide | kryesore

Dhunoi mësuesin e dyshuar për ngacmim sekśual, lirohet vëllai i nxënëses

-Instant, Lajme, Të fundit



Lirohet nga ambientet e Komisariatit të Policisë së Tepelenës A.G. 29 vjeç, vëllai i njërës prej nxënësve 13-vjeçare të pretenduara se janë ngacmuar seksualisht nga mësuesi i edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare në qytetin e Tepelenës, Kleanthi Laçi.
Mbajtja e tij në dhomat e izolimit në Komisariat nuk ka kaluar as kufijtë e 48-orarshit. Prokuroria e Gjirokastrës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë më parë. Kjo pasi ai u vetëdorëzua në komisariat pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit 59-vjeçar.

Lirimi i 29-vjeçarit nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli. Rrjedhimisht dhunuesi i mësuesit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe është i lirë.



1 Comment

  1. Edhe kshu squhet….tja kishin dhen 1 muaj a nje jave sa per te bere adetin kur i thojn
    Ai qenka goxha çun i mençur dhe mendoj se e ka marre parasysh edhe vete pak burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *