• |
ide | kryesore

Emrat/ Cilët ishin deputetët e LDK-së shënjestër e αtentαtit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
deputetët



Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për planet për kryerjen e një αtentαti ndaj kreut të kësaj partie dhe disa anëtarëve të tjerë të saj të lartë.
Në listë sipas tij kanë qenë Lumir Abdixhiku, ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe deputetët Arben Gashi dhe vetë Zemaj.

“Kështu na është konfirmuar edhe neve. Këto janë informacionet që i kemi deri më tani. Për të tjerat, është Policia e Kosovës dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë që janë në kontakt me kryetarin e LDK-së. Gjithçka ka qenë në koordinim me Policinë e Kosovës. Në 24 orët e fundit ka dalë kjo informatë dhe është bërë publike tani”, – tha Zemaj në Kanal10.

Ai tha se nuk dëshiron të japë më shumë detaje për këtë rast duke thënë se me ato merren organet e drejtësisë. Sipas tij, motivet për këtë rast janë politike.

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia e Kosovës. Një një reagim për mediat ajo tha se informacioni i marrë po verifikohet.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë” – thuhet në reagim. 

Ndërsa burimet e Gazeta Insajderi tregojnë se kërcënimi ndaj deputetëve të LDK-së u zbulua nga Shërbimi Sekret i Gjermanisë (BND). Ajo ka rënë në gjurmë të atentatorëve të cilët po planifikonin një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Kjo propaganda e ldk eshte shum e qart,4 deputeti qenkan ne shenjester sa naive qe ,SE han poplli kete supe me plote genjeshtra ,zaten KY formation politike nuk ka te drejt te manipuloj ,te trilloj nje atentat edhe pse doren ne zemer ishin ne shenjester te rivalit te tyre pdk ne kohen e Rugoves.Ky trillium behet ne emer te opzitarizmit ,dhe aludohet ne vv, sapo lexova edhe lajmin se edhe dy deputeti te pdk qenkan ne radh per atentat ,…!!!Po kush e vret ganimete musliun .!e shkreta ka hallin e haletit … nuk gjen dot ni burr sepse nom I bindur SE do ishte me konstuktive ne parliament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *