Një histori me një fund të lumtur, edhe pse e shoqëruar nga qëndrime të dyshimta. Sara Björk Gunnarsdóttir, futbollistja islandeze, tashmë te Juventus nga qershori i vitit 2022, ka qenë viktimë e një episodi të shëmtuar në ish-klubin e saj. Kjo e detyroi lojtaren të kontaktonte FIFA-n, që më pas u shpreh në favor të saj. Gjithçka filloi në mars 2021 kur futbollistja, në atë kohë te Olympique Lyon, zbuloi se ishte shtatzënë.
Sara Björk Gunnarsdóttir, ia komunikoi lajmin klubit vetëm disa javë më vonë. Lyon ra dakord për kthimin e lojtares në Islandë, në mënyrë që ajo të mund të merrte ndihmën mjekësore dhe familjare që i nevojitej. Ndaj një situatë e zgjidhur për mirë. Ose të paktën ky ishte mendimi dhe shpresa e 32-vjeçares, që, në këtë kuptim, duhej të përballej me një të vërtetë shqetësuese.
Gjatë periudhës së shtatzënisë, islandezja ka parë t’i paguhej vetëm 1/4 e pagës që i takonte me kontratë. Në këtë rast, mes prillit dhe qershorit 2021, lojtarja duhet të kishte marrë 111 mijë euro, por në fakt kishte marrë vetëm 27 mijë. Prej këtu edhe kërkesa për shpjegime ndaj klubit, që nga ana e tij e justifikoi pozicionin me një motiv absurd. Përkatësisht me mungesën e kontributit të lojtares në fushë, në periudhën e sipërpërmendur.
FIFA IMPONON PËR DËMSHPËRBLIM
Prandaj, lojtarja iu drejtua FIFA-s dhe gjithashtu mori mbështetjen e plotë të Fifpro-s, bashkimit botëror të futbollistëve profesionistë. Një qëndrim, ajo e mesfushores, që i kushtoi izolimin nga klubi deri në skadimin e kontratës.
Një betejë e fituar e Sara Björk Gunnarsdóttir. Vendimi i FIFA-s dënoi Lyon të kompensonte pjesën tjetër të pagesave të saj mujore, e barabartë me 82,000 euro. Një fitore e cila megjithatë u bë përfundimtare vetëm dje kur, 5 muaj pas vendimit, klubi francez komunikoi vendimin e tij për të mos apeluar.