• |
ide | kryesore

Hakmarrja e Hakan Calhanoglu ndaj Milan nuk ndalet: “I gëlltitëm, 3-0 e në shtëpi. Kjo është karma”

-Instant, Sport
Hakan



“Është një fitore shumë e rëndësishme, për mua edhe më shumë. Jam shumë i lumtur falë shokëve të skuadrës dhe tifozëve që erdhën këtu. Fituam 3-0 dhe kjo është gjithçka që duhet të themi. Dëshirë për hakmarrje pas festimeve të titullit të Milan? Unë preferoj të hesht, por ishte e vështirë për mua të shihja disa gjëra që nuk i prisja. Por karma të kthehet e gjitha”. Hakan Calhanoglu konsumon ‘hakmarrjen’ ndaj ish-skuadrës së tij pas triumfit të Interit në Superkupë. “Ne ishim të uritur, ata duhet të na respektojnë – tha ai për Mediaset –. Përfundoi 3-0 dhe i dërguam shpejt në shtëpi, i gëlltitëm”.

Lexo më tej: Video/ Inter feston në Riad Superkupën: Milan shembet 3-0 nën goditjet e Dimarco, Dzeko e Lautaro

“Një fitore që mund t’i japë një shtysë kampionatit? Besojmë deri në fund, e nisëm mirë vitin me Napolin, pastaj barazimi ndaj Monzas që askush nuk e priste. E më pas fitoret ndaj Veronës dhe sonte – tha sërish Hakan Calhanoglu -. Nëse vazhdon të fitosh, atëherë pjesa tjetër do të vijë, por ne besojmë fort”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *