• |
ide | kryesore

Kardashians, të shqetësuar për martesën e Kanye

Paparazzi, Slider



Familja Kardashian është  e shqetësuar – për “martesën” e papritur të Kanye West me arkitekten Yeezy Bianca Censori.

Sipas Page Six, një nga çështjet për të cilën shqetësohet familja,  është marrëdhënia e Bianca me fëmijët e tij.Pasi u zhduk pas një sërë shpërthimesh të fundit antisemite, u raportua  se West,, u martua me punonjësen në një ceremoni intime në Beverly Hills, Kaliforni.

Një burim u shpreh se Kardashians tani janë duke pritur për të parë nëse reperi ka letrat e martesës. “Ata nuk janë të sigurt nëse është një marifet PR,” tha ai. “Ata po presin të shohin nëse ai i ka vërtet letrat e martesës. Kardashians janë nervozë sepse nëse është e vërtetë, ajo do të ishte në jetën e fëmijëve.”

Kim Kardashian dhe West u ndanë në shkurt 2021 dhe dyshja kanë katër fëmijë, North, Chicago, Pslam dhe Saint. Në fillim të këtij viti në podkastin “Angie Martinez IRL”, Kardashian ndau  vështirësitë e bashkë-prindërimit me West. “Ka një pjesë e imja që është si: Djemtë do kenë gjithmonë frikë të më afrohen sepse unë kam një ish partner të vështirë. Kujtojmë se artisti kërcënoi ish partnerin e saj, Pete Davidson në Instagram dhe në një video muzikore ai paraqiti duke e rrëmbyer dhe varrosur një version vizatimor të ish aktorit të “Saturday Night Live”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *