• |
ide | kryesore

Klasifikimi i të ardhurave sezonale: dominon Manchester City, italianet janë prapa

-Instant, F1, Sport
City



Për të dytin vit radhazi, Manchester City është i pari për sa i përket të ardhurave midis klubeve të futbollit. 731 milionë euro në total, janë arkëtimet e Citizens, të ndjekur nga Real Madrid me 714 milionë euro. Në vendin e tretë të podiumit Liverpool me 702 milionë. Klubet e Premier League përbëjnë më shumë se gjysmën e atyre të renditura në Top 20, duke treguar qartë supremacinë financiare. Kështu thuhet në raportin e grupit të biznesit Sport Deloitte, që nxjerr City klubin më me të ardhura.

Në sezonin 2021-2022, skuadrat italiane përfunduan në vendin e 11 me Juventus. 400 milionë arkëtime të bardhezinjve, më poshtë në krahasim me 433 të vitit të mëparshëm. Juve është kaluar nga Tottenham dhe Arsenal. Vetëm në vendin e 14 Inter, që ka zbritur në 308 milionë nga 330. E në vendin e 16 Milan, që regjistroi një xhiro prej 264 milionë, më shumë se 216 e sezonit të kaluar.

ARKËTIME PËR NJË TOTAL PREJ 9.2 MILIARD EURO

20 klubet më të mira për arkëtimet e të ardhurave në futbollin botëror gjeneruan një qarkullim total prej 9.2 miliardë euro. Rritja e të ardhurave totale, e barabartë me +13% krahasuar me një vit më parë, vjen si pasojë e rikthimit të ndeshjeve me dyer të hapura. E gjitha kjo pas heqjes së kufizimeve nga Covid-19. Situata ka gjeneruar një rritje të ndjeshme të të ardhurave të stadiumit. Bëhet fjalë nga 111 milionë euro në 1.4 miliardë euro.

Lexo më tej: Guardiola habit tifozët e Manchester City: “Ja si i zgjedh 11 titullarët, nuk është e thjeshtë”

Të ardhurat komerciale gjithashtu u rritën me 8% krahasuar me një vit më pare. Në shifra bëhet fjalë nga 3.5 miliardë euro, në 3.8 miliardë euro. Por ndikimi i tyre u kompensua nga tkurrja prej 11% e të ardhurave nga të drejtat televizive. Kjo rënie bëhet në krahasim me të ardhurat e sezonin 2020/21, ndërsa, në një llogari me shifra, është e barabartë me 485 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *