• |
ide | kryesore

Lezhë/ Drini del nga shtrati, përmbyten rrugët (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lumi Drin ka dalë nga shtrati në Lezhë. Shëtitorja dhe disa rrugë në këtë qytet janë mbuluar nga uji.

Ndërsa në njësinë administrative Kolsh ka dalë nga shtrati “përroi i Fildanës” duke shkaktuar përmbytje të disa banesave.

Përgjatë aksit të vjetër rrugor Lezhë-Milot ka rrëshqitje të dherave duke vështirësuar qarkullimin rrugor.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot në Obot janë 1000 hektarë tokë e përmbytur, më shumë se një ditë më parë. Fshati është pa energji elektrike, ndërsa ujësjellësi ka dalë jashtë funksionit.

Lexo më tej: Rebeshe e stuhi/ Nënkryetari i bashkisë në Lezhë: Nuk kemi shtëpi të përmbytura 

Në njësinë administrative Dajç, fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç janë pa energji elektrike. Pjesa më e madhe e Velipojës është pa energji elektrike. ©Lapsi.al 



1 Comment

  1. Tani do ulet cmi mi energjise, ca thote bordi ?? Se me naften do e marre nafta kte pune .. thotë:

    Tani do ulet cmi mi energjise, ca thote bordi ?? Se me naften do e marre nafta kte pune ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *