• |
ide | kryesore

Lubonja: PS parti oligarkësh, Rama mund të fitojë edhe Shkodrën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjuhës lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se partitë politike në vendin tonë janë parti oligarkike. Ndryshe nga kreu i PD-së, Sali Berisha, kryeministri Rama sipas tij i ka mbledhur rreth tij të gjithë. Duke folur për bashkinë e Shkodrës, Lubonja u shpreh se loja është e hapur sidomos pas largimit të Agron Çelës nga Partia e Lirisë dhe bashkimin me PS.

“Partitë tona kanë të gjitha parti oligarkësh, njerëzish të pasur që u lidhën me politikën jo për ideal apo ide, por për tu pasuruar më shumë e për të pasur pushtet. Ky është thelbi i parive tona, por ka pasur një lloj pluralizmi oligarkik kur disa ishin me PD, disa me PS, disa me LSI si Çela i Shkodrës.
Mendoj që me kalimin e kohës ndarja historike që në ‘90 ishte i fortë erdhi duke u zbehur në dobi të klasave ekonomike. Tom Doshi është me origjinë të persekutuar dhe ishte me PD, tani ka një parti Socialdemokrate, parti bashkë me Ramën.

Rama si Putini, ku një parti socialiste e cila është kthyer në parti oligarke, një pallat një votë. Ajo që ka bërë Rama që ka dëmtuar edhe më shumë hapësirat demokratike në Shqipëri është që i ka kapur të gjithë oligarkët, ndryshe nga Berisha që kishte pak skrupuj, Rama i mblodhi të gjithë në partinë e tij. Socialistët e braktisën Shkodrën se ishte bastion i djathtë. PS ka shanse në Shkodër. Gjithsesi nëse PD do ishte e bashkuar do ishte e hapur loja falë braktisjes së Shkodrës. Është në lojë Shkodra. Në një vend normal demokratik, Shkodra duhet të kishte ikur nga PD dhe mbase t’i ishte kthyer sërish. Shanset janë që ta fitojë PS-ja Shkodrën”, – tha ai.

Këtu flasim për një sistem demokratik. E pranojmë idenë që ka interesa, sepse partitë e ndryshme shprehin interesa materiale të ndryshme, por ky është problemi, se në shoqëri nuk ka vetëm Tom Doshër, Çelër, etj, ka dhe njerëz të varfër, etj. Përgjithësisht grupet e ndryshme të interesave duhet të ekzistojnë për të shprehur këto interesa. Këtu një parti bandë ka kapur gjithë të pasurit që kanë kapur votat dhe kanë lënë të papërfaqësuar shtresat e tjera. Këtu kemi pabarazi që kërcënon edhe lirinë, është një fashizëm ekonomik” – tha Lubonja në emisionin “Open” në News 24. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Lubonja, ky kronike-shkrues i the Obvious.

    Nejse, duhet dikush qe t’u veje vulen gjerave.

    Neser civilizimi yne zhduket, por ja mbetet serveri ku hostohet lapsi.al edhe… vijne alienet ose robotet qe menaxhojne njesite njerezore nje galaksi me tutje…. Vijne per te pare cfare behet ketej… edhe… arrijne te rekuperojne te dhenat… keshut qe krijojne nje ide me te qarte per Shqiperine.

    Jo se do iu duhet, por ca te keqe ka fundja?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *