• |
ide | kryesore

Ndërron jetë xhaxhai i Alda Klosit, familjarët mohojnë alibinë për 120 mijë eurot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka ndërruar jetë jetë pas përballjes me një sëmundje të rëndë xhaxhai i Alda Klosit, Ylli Çika. Ish shefja e kabinetit në Ministrinë e Rindërtimit ka pretenduar para hetuesve se paratë që i vodhi pastruesja Rozeta Dobi, ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij.

Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie, për xhaxhin tim që e kam me tumor. Ndodhet në SHBA. I kemi gjetur, mbledhur lekët për këtë rast. Unë kam qenë në Amerikë. Denoncimin e bëra vetë”– ka thënë Klosi kur iu zbuluan paratë.

‘A2 CNN’ shkruan se familja e Çikës ish-kirurg dentar, nuk ka pasur dijeni lidhur me deklarimet e Klosit në polici dhe prokurori, ndërsa kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë histori.

Prokurorja Mirela Zavalani tha për ‘A2 CNN’ se dosja vijon të jetë në hetim dhe se prokuroria ende nuk ka dalë në një konkluzion sa u përket deklarimeve të ish-zyrtares. Pas njoftimit të policisë nga vajza e saj se shtëpia e marrë me qira ishte vjedhur, Alda Klosi tha në polici se kishin marrë 120 mijë euro dhe disa sende me vlerë.

Pas arrestimit të sanitares dhe djalit të saj, policia gjeti në shtëpinë e familjes Dobi dhe 400 mijë euro të tjera të fshehura në tubin e aspirimit. Vetë Rozeta Dobi tha se paratë i kishte marrë në shtëpinë e Klosit, ndërsa saga e pronësisë së 400 mijë eurove vijon të mbetet mister.

Vjedhja e shtëpisë së ish-zyrtares Alda Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e saj, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por njëjtë si zyrtarët, nuk dinë të thonë se kujt i përkasin 400 mijë eurot.



7 Comments

  1. I kam te xhaxhait, ptu rrac e ndyr hajdutesh. Imagjino, kjo nje cop nenpunese e Ben Ahmetaj dhe sa lek ka ber ne fare pak koeh. Imagjinoni Benin dhe te tjeret siper Benit. Ca behet keshtu, keta skan as frik as cip asgje. Te kalben ne burg e kan pak. Ketu duhet rikthyer denimi me vdekje vetem per keta mutra njerez.

  2. Te mendosh qe 21 janari u be per 700 mije euro. Me shume se kaq I ka rrufitur vetem kjo. Imagjino keta te babezitur c’kane bere ne kaq vjet. Nga frika e zullumit do vazhdojne te vjedhin voten.

    1. kjo idiotja nuk duhej te ish prononcuar pa u konsultuar me nje avokat te hajrit se tani i bie ka dhene deshmi te rreme ……ceshtja eshte qe nese kjo hap gojen sdihet cfare del (per ahmetajn psh) keshtu qe gjithe enturazhi i tij do investohet ta mbroje …..me shume mundesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *