• |
ide | kryesore

Nënkryetari i LDK-së: Atentαti ndaj Abdixhikut, me prapavijë politike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
politike



Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala thotë αtentαti ndaj kreut të kësaj partie dhe disa deputetëve të tjerë ka prapavijë politike.

“Nuk dimë shumë sepse është vetëm fillimi. Informacionet i kemi marrë sot. S’ka të bëjë me një aktivitet konkret, por ka të bëjë me një lloj ataku kundër kundërshtarëve politikë dhe më saktësisht kundër kundërshtarit politik kryesor sot që është LDK. Mos më kërkoni më shumë”, ka thënë Shala.
Shala nuk e ka mohuar që atentati i planifikuar të jetë i lidhur me subjekte politike.

“Po natyrisht, sepse kundërshtar politikë jashtë Kosovës nuk kemi. Dhe kjo shkon përtej LDK-së”, – ka deklaruar ai. Ai ka thënë se bëhet fjalë për një rrjet njerëzish qe veprojnë në Kosovë dhe disa vende të BE-së.

“Mund të konfirmoj që është një rrjet njerëzisht në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe pretendohet për dy organizata. Njëra nga të cilat pretendohet që vepron në Kosovë tjetra jashtë Kosovës. Ajo jashtë Kosovës ka marrë përsipër që të financojë ekzekutimin e këtij plani”, ka deklaruar tutje ai.

Ai ka dhënë detaje edhe për mënyrën se si është identifikuar ky grup njerëzish, ende i panjohur.

“Për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me organizata në Kosovë dhe shtete të tjera të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët, kanë rënë në përgjime të një prej agjencive inteligjente kryesore të Bashkimit Evropian. Dhe nga ajo që na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë. Nuk mund të jap shumë informacione, natyrisht”, – ka thënë Shala. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Shantazh per te percare partite politike ne Kosove dhe per te kercenuar qeverine Kurti, ne menyre qe te pranoje e nenshkruaje pa kushte marreveshjen e asociacionit.

    Metoda mafioze te aplikuara ne politike…

  2. Shantazh per te percare partite politike ne Kosove dhe per te detyruar Albin Kurtin te nenshkruaje pa kushte asociacionin.

    Metoda mafioze te aplikuara ne politike, te cilat ne ish Jugosllavi kane qene gjithnje te njohura…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *