• |
ide | kryesore

OSHEE: Përmirësohet situata e furnizimit me energji, deri në mesditë riparohen 70 % e avarive

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas shirave te shumta dhe stuhise, eshte permiresuar situata e furnizimit me energji. Nderkohe qe jane riparuar mbi 70 perqind te avarive ne keto zona.

Njoftimi i OSHEE:

Si pasojë e motit të keq me stuhi ere dhe reshje shiu️ intensive shoqëruar me shkarkesa atmosferike në të gjithë vendin, rrjeti i shpërndarjes së energjisë ⚡ u prek nga defektet kryesisht në linjat ajrore.

Në krahasim me situatën e orës 09.00, deri në mesditë grupet e avarisë së OSSH kanë riparuar mbi 70 përqind të defekteve të cilët u shfaqën kryesisht në këputje përcjellësash dhe thyerje izolatorësh.

Zonat më të prekura nga defektet janë rajoni Gjirokastër, Shkodër dhe Burrel, kryesisht zonat rurale të thella dhe malore. Vërshtirësi paraqet terreni i vështirë në të cilën ndodhen linjat e dëmtuara.

Sic shihet dhe nga fotot, megjithë reshjet e shiut ️, punonjës nga 11 rajonet e OSSH në vend, janë në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë⚡ tek të gjithë abonentët



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *