• |
ide | kryesore

Përmbytet aksi Lezhë–Milot, bllokohen automjetet

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura që kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit me intensitet kanë shkaktuar problematika në vendin tonë. Raportohet se është përmbytur rruga nacionale Lezhë-Milot. Disa makina kanë mbetur të bllokuara si pasojë e prezencës së ujit në këtë aks rrugor.

Mësohet se në afërsi të fshatit Spiten, niveli i ujit në rrugë arrin deri 1 metër, çka e bën rrugën thuajse të pakalueshme për automjetet e vogla.

“Shumë problem është. Është bllokuar aksi komplet. Nga Laçi deri në Lezhë ka shumë lëvizje. Ka prej mëngjesit e bllokuar, s’ka ardhur askush. 10 makina kemi nxjerrë, se mbetën të bllokuara.”-thotë një prej banorëve të zonës.



1 Comment

  1. Si more qenka bllokuar “Rruga e Kombit”???!!!
    hahahahahahaha shtet pa hekurudha e me gjysma rrugesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *