• |
ide | kryesore

Përmbytet Lezha, uji bllokon hyrjet e pallateve

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë vijuar gjatë gjithë natës, kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës. Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve. Si rrjedhojë, uji ka dalë në sipërfaqe në rrugë dhe lagje.

Lezha

Situata më problematike është në lagjen “Besëlidhja”, ku përmbytja e rrugëve ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Sot parashikohet një ditë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Shirat do të krijojnë probleme të mëtejshme ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë reshje të dendura dëbore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *